"INERCIA" E NJE QEVERISJEJE TE KORRUPTUAR
Ditët e fundit po bën përpjekje për të dalë nga veza një "teori e re". Sipas saj, edhe në Shqipëri po përvijohen konturet e inercisë së dy mandateve që do të thotë se meqenëse PD e mori pushtetin në 2005, për inerci do ta marrë edhe në qershor 2009 ose, e thënë ndryshe, "mandati i parë prodhon të dytin". Shpikësi i kësaj "teorie" është Henri Çili, që, përveçse në debate televizive, e ka shtjelluar atë edhe në një shkrim të pak ditëve më parë në "Panorama". Dhe vetëm në këtë kuptim, teoria e inercisë është e re ose po t‘i përmbahemi terminologjisë së vezëve, e freskët. Sepse në thelb ajo është një formë e sofistikuar e pretendimit vulgar, që jo pak berishistë përflasin prej kohësh lart e poshtë, se meqenëse socialistët e mbajtën pushtetin 8 vjet, edhe "demokratët" do ta mbajnë, më e pakta, po aq. Ky aplikim i pazakontë i "fizikës" në politikë, që këndell e i zgjon shpresë pushtetit të diskredituar berishist, që gati i shpall zgjedhjet e 28 qershorit rutinë e kotë e një rezultati të paralajmëruar, pretendon se inercia e dy mandateve, po bëhet një dukuri shumë e zakonshme në jetën politike perëndimore. Por ajo harron ta ballafaqojë këtë "dukuri perëndimore" me realitetin aspak perëndimor mjaft të korruptuar të qeverisjeve në Shqipëri, me pavarësinë e këtyre qeverisjeve dhe imunitetin e megaskandaleve të tyre nga drejtësia edhe ndëshkimi i ligjit.
***
Në shtetet perëndimore, inercia e dy ose më shumë mandateve vërtetohet jo vetëm në bazë të sukseseve ekonomike, por edhe të raportit të qeverisjeve me ligjin dhe të drejtën. Madje kjo e fundit ka përparësi. Jo rastësisht shtetet perëndimore janë shtete të së drejtës ku ligji është mbi të gjithë dhe të gjithë janë të barabartë përpara tij. Ndaj kur qeveria respekton ligjin shfaqet inercia e vazhdimësisë në pushtet dhe kur qeverisja e dhunon ligjin, nuk shfaqet një inerci e tillë. Në historinë e politikës perëndimore do të gjesh plot raste kur edhe mandati i parë i një qeverie është ndërprerë për shkak të zbulimit të korrupsionit dhe shkeljes së ligjit nga qeveria. Ashtu sikundër mund të gjenden edhe raste të qeverisjeve që kanë zgjatur 3 apo 4 mandate sepse, përveç të tjerave, kanë respektuar ligjin dhe interesat e publikut. Por nuk ka ndodhur askund në Perëndim që një qeverisje apo një kryeministër, të qëndrojë në pushtet pas skandaleve të tilla si ai i Gërdecit, që mund të cilësohet, pa frikë se ekzagjeron, një Hiroshimë e korrupsionit. Asnjë "inerci" pushtetesh nuk mund ta shpëtonte një qeveri apo kryeministër në Perëndim në një të tillë rast. Nuk e lejon fryma e së drejtës e vetë sistemit, fryma e ligjeve. Nëse një pushtet do të gatuante në mandatin e parë një skandal në përmasat e atij të Gërdecit, ai do të hapte me duart e veta "të pastra" jo rrugën për mandatin e dytë, por varrin e vetes që në mandatin e parë. Përse? Sepse publiku perëndimor dhe forcat politike që janë të ndjeshëm ndaj reagimeve të publikut (kështu funksionon demokracia), nuk kanë asnjë prirje, asnjë drojë, asnjë "maturi" për të toleruar një akt skandaloz që vetëdenoncon gjënë më të tmerrshme që mund t‘i ndodhë një publiku, korrupsionin e qeverisë dhe kapjen e shtetit nga pushteti. Edhe sikur liderët e opozitës të shfaqeshin ngurronjës (si në rastin e PS) dhe të shtynin për më vonë largimin e kryeministrit dhe kabinetit të korruptuar në emër të gjoja ruajtjes së "stabilitetit" nuk do të shfaqeshin të tillë masat e partive, fraksionet brenda tyre e më pas shoqëria masive civile. Në Perëndim ka një mendësi, një frymë institucionale, publike dhe politike për të cilën nuk ka rrezik më të madh për stabilitetin e sistemit sesa dhunimi i ligjit nga pushtete të korruptuara. Protestat dhe presionet demokratike do t‘i jepnin fund një qeverisjeje aq skandaloze. Mbi të gjitha, institucionet e hetimit dhe drejtësisë nuk do t‘i shtynin hetimet dhe gjykimet "për shkak procedurash" në kalendat greke. Protestat e zemërimit publik dhe goditjet e drejtësisë, në sinkron apo veç, do ta rrëzonin qeverinë e tragjedisë. Edhe po të kish bërë kjo qeveri disa "mrekulli" ekonomike, infrastrukturore apo ca "reforma". Asnjë sukses, i çfarëdo lloji, nuk do të mund të superonte shqetësimin, alarmin dhe zemërimin që shkakton në publikun perëndimor dhe botën e politikës (dhe jo vetëm në hemisferën opozitare) abuzimi me pushtetin dhe dhunimi i ligjit për korrupsion e trafiqe me pasojë edhe vdekjen, plagosjen e qytetarëve, fëmijëve dhe rrënimin e jetëve dhe pronave të tyre. Sepse ligji dhe drejtësia janë kolona të lirisë qytetare, të demokracisë dhe pa ato, edhe mrekullitë ekonomike do keqpërdoren kundër demokracisë dhe interesit publik. Edhe Musolini, Hitleri, Stalini apo edhe Enveri patën fillimisht ca arritje ekonomike, sa "mrekullia" por i keqpërdorën kundër interesit publik për të majmur pushtetet e tyre. Enveri e përdori betonin e hidrocentraleve dhe uzinave, "rrugën e dritës" dhe vetë dritën elektrike, për të betonuar sundimin e vet që i solli aq tragjedia njerëzve. Si mundi? Sepse më parë kishin vrarë ligjin dhe drejtësinë.
***
"Duke u kujdesur për kufizimin e pushtetit, qoftë edhe si kohëzgjatje, demokracia përfaqësuese është gjendur po ashtu ngushtë nga mandatet e shkurtra, nga ndërrimet e shpeshta të qeverisjeve në çdo 4-5 vjet" - thotë "teoria e inercisë". Çdo të thotë kjo? Mesa duket që demokracia është e kënaqur me kufizimin e pushtetit në hapësirë, por e pakënaqur me kufizimin shumë të madh të pushtetit në kohë. Dhe për të kompensuar këtë kufizim të dëmshëm në kohë të qeverisjeve, ka lindur vetvetishëm inercia e dy mandateve që e ndreq problemin. Edhe sikur të qe e vërtetë një gjë e tillë në Perëndim as mund të mendohet të aplikohet në Shqipëri. Përse? Për faktin e thjeshtë se te ne demokracia nuk ka arritur ta kufizojë pushtetin as në hapësirë, as Parlamentin nga qeveria dhe as qeverinë nga gjyqësori. Qeveria ka sot në Shqipëri (veçanërisht edhe pas ndryshimeve në Kushtetutë) ndikim të fortë si në Parlament ashtu edhe në pushtetin e drejtësisë. Pra ta shtrish më shumë në kohë pushtetin e një qeverie në Shqipëri do të thotë t‘i japësh shans ta bëjë këtë pushtet edhe më absolut, ta shndërrojë qeverisjen në sundim. Aq më tepër kur është e korruptuar dhe shpëtimin e vet e sheh vetëm te kapja e pushteteve të tjera si drejtësia, si në rastin e qeverisë "Berisha". Më shumë kohë, një mandat tjetër për këtë qeveri, është një mandat për padrejtësinë. Në fakt nuk vërtetohet askund që demokracia perëndimore është gjendur ngushtë nga "mandatet e shkurtra". Sepse me anë të zgjedhjeve të lira e të ndershme, publiku e ka në dorë që nëse një qeverisje është e mirë ta votojë edhe për një mandat të dytë dhe pse jo, edhe për një të tretë. Ku është këtu ngushtësia? Kur populli është i kënaqur me mandatin e parë i jep qeverisë një mandat të dytë. Kur nuk është i kënaqur i thotë "mjaft" që në mandatin e parë madje, në jo pak raste, edhe pa mbaruar ky mandat. Demokracia vetëkorrigjohet me demokraci, zgjedhjet me zgjedhje madje edhe të parakohshme. Këtu, te liria e publikut për të vendosur dhe rivendosur kush do ta qeverisë, nuk hyn fare "inercia" që në thelb, shfaqet edhe si determinizëm, si antiliri. Publiku në demokraci ka avantazhin ta shkurtojë një qeverisje që në mandatin e parë nëse korrupsioni i saj materializohet deri në skandale të përgjakshme. Ky është rasti shqiptar. Dhe të thuash e të shkruash se edhe në këtë rast "inercia" e mandatit të parë qeverisës përgatit të dytin, do të thotë të pretendosh zbulimin e një "ligjësie" që shpaloset objektivisht dhe pavarësisht nga cilësia e qeverisjes, nga respektimi apo dhunimi prej saj i ligjit dhe i së drejtës. Dhe ja si shprehet një absurditet i tillë në "teorinë e inercisë": "Ndaj përtej problemeve, skandaleve nëpër këmbë, rënies së reputacionit për "duart e pastra" qeverisja "Berisha" është sot në fund të mandatit politikisht më funksionuese, është më mirë se në vitin e parë të mandatit". Si ndodh kjo mrekulli?! Si ndodh që qeverisja "Berisha" të jetë më mirë sot kur ka rënë besimi te "duart e pastra" sesa katër vite më parë kur ekzistonte një iluzion i tillë? Si ndodh që sot me shumë probleme, premtime të pambajtura, skandale të tmerrshme, qeveria "Berisha" është më mirë, "më funksionale" sesa kur ende premtonte parajsën dhe publiku nuk kish parë ende flakët e ferrit në Gërdec? Pra si ndodh që një qeveri të jetë më mirë kur është më keq dhe më keq kur është më mirë?! Këtë çudi mund ta shpjegojë vetëm "inercia", e cila përgatitet ta çojë qeverinë "Berisha" në një mandat të dytë, duke vepruar me forcën e një ligji fizik natyror, pavarësisht bëmave dhe skandaleve të kësaj qeverie. Dhe si e shpjegon? Me faktin që gjatë mandatit të parë, qeveria krijon "një gamë interesash në shoqëri, të cilat kalçifikohen para zgjedhjeve dhe krijojnë një inerci pushteti. Këto forca dhe interesa bëjnë ‘presion‘ që në njëfarë mënyre gjërat të mos ndryshojnë në mënyrë rrënjësore, kërkojnë që gjërat të vazhdojnë". Kuptohet fare qartë se tek interesa të tilla të kënaqura nga pushteti, e ka rrënjën edhe "teoria e inercisë", si apologji absurde e vazhdimësisë së një qeverisjeje të korruptuar. Pas një mandati të dytë, ato mund të shpikin edhe "inercinë e inercisë", që do të sillte dhe një mandat të tretë, e kështu me radhë në pafundësi që do të thotë, në thelb, në monizëm. Është e vërtetë që qeveria "Berisha" ka mundur të kalçifikojë të tilla interesa, të cilat "bëjnë presion që në njëfarë mënyre gjërat të mos ndryshojnë në mënyrë rrënjësore". Por përballë këtyre interesave grupesh e klanesh politike e të biznesit pranë qeverisë, qëndrojnë ato të antikorrupsionit dhe që kërkojnë të kënaqen, jo vetëm në rastin e Gërdecit, me anë të zbatimit të ligjit dhe drejtësisë. Janë interesa private në harmoni me atë publik që kërkojnë t‘i ndihin ligjit dhe drejtësisë edhe me anë të rotacionit politik. Pra e shpresojnë rotacionin e pushtetit jo thjesht në emër të pushtetit të majtë, por në emër të shtetit. "Teoria e inercisë" e ndjen se interesat që bëjnë presion për mos ndryshim shfaqen "në njëfarë mënyre" të ngushta prandaj tenton t‘i japë "inercisë së dy mandateve një mbështetje më të gjerë sociale. Prandaj shton se në fund të mandatit të parë, nisin e japin fryte disa politika dhe reforma dhe prandaj masa e gjerë e elektoratit nuk është e interesuar të ndërpresë këtë cikël. Por nuk thotë asgjë konkrete se cilat na qenkan këto reforma që e bëkan "masën e gjerë" (e gjerë, sa?) të elektoratit të kërkojë mosndryshimin, të mbyllë sytë para skandaleve, fryteve të përgjakshme të korrupsionit dhe mbi të gjitha, para rrezikut të bllokimit të drejtësisë, madje varrosjes së saj njëherë e përgjithmonë bashkë me misteret e Gërdecit dhe trafiqeve të municioneve.
***
Është normale dhe jo një dukuri e re, që në një demokraci liberale, qeverisja e parë të përgatitë të dytën. Por vetëm kur është një qeverisje e mirë. Në këtë rast, demokracia është edhe meritokraci dhe nuk do të qe demokraci po të ndodhte ndryshe. Është normale që mandati i parë i një qeverisjeje të korruptuar të mos përgatisë një mandat të dytë për të. Edhe në këtë rast demokracia është meritokraci dhe nuk do të qe demokraci po të ndodhte ndryshe. Po të ndodhte që një qeverisje e keqe, e korruptuar, skandaloze të fitonte një mandat të dytë në sajë të "ligjit" të inercisë së dy mandateve, atëherë demokracia dhe meritokracia do të distancoheshin, publiku do të dilte budalla, mekanizmi i rotacionit politik do humbiste logjikën e funksionimit mbi bazë merite. Ne shpresojmë që ky të mos jetë rasti, që demokracia foshnjore shqiptare të mos bëjë gabimin dhe t‘i japë një mandat të dytë, një pushteti të korruptuar deri në tru. Në fakt nëse mund të bëhet fjalë për inerci pushteti, atë qeveria "Berisha" ka kohë që e gëzon brenda këtij mandati. Sepse sikur prokuroria të kish hetuar si duhet dhe gjykata të kish gjykuar si duhet, sot Berisha nuk do të ishte në pushtet. Inercia e qeverisjes së korruptuar të Berishës, veçanërisht pas tragjedisë së Gërdecit, u shfaq edhe si rrjedhojë e dobësisë së lidershipit opozitar (dhe në radhë të parë të Edi Ramës) që u tremb dhe nuk realizoi me të drejtë atë që Sali Berisha e ka bërë kaq herë pa të drejtë, që nuk realizoi me shkak dhe në rrugë demokratike ato protesta që Sali Berisha i kryente pa shkak dhe antidemokratikisht, që nuk e bojkotoi politikisht një qeverisje të korruptuar botërisht për ta rrëzuar bashkë me "Gërdecin", sikundër e kërkonte morali politik dhe publik. Një moral që nuk do të vononte të konfirmohej edhe nga ligji dhe e drejta. Kjo pavendosmëri opozitare bëri që "për inerci", qeveria e korruptuar e Berishës të qëndrojë në pushtet. Morali i shtetit u dhunua rëndë por e keqja nuk mbaroi aty. Mbetja në pushtet e një qeverisjeje dhe kryeministri përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit, po shfaq si pasojë dhunimin e drejtësisë. Largimi i Berishës nga pushteti ishte një premisë për hetimin dhe gjykimin e pavarur të tragjedisë së Gërdecit dhe trafiqeve mafioze të municioneve të integruara me këtë tragjedi dhe ku po del e përfshirë thellë ai dhe familja e tij. Presionet që po ushtrohen mbi prokurorinë, përdorimi i influencave në gjyqësor për të ndarë çështjen e ish-ministrit, Fatmir Mediu, nga ato të të akuzuarve të tjerë të Gërdecit, janë "arritje" të qeverisjes së korruptuar të Berishës që po saboton drejtësinë dhe të vërtetën, sepse ka hyrë në konflikt interesi me drejtësinë dhe të vërtetën. Pasi vrau njerëz në Gërdec, korrupsioni i qeverisë po tenton të vrasë drejtësinë. Shpërthimi vazhdon. Është inercia, më e rrezikshmja për demokracinë, e një korrupsioni qeveritar të pandëshkuar. Prandaj është jetike për demokracinë dhe të mirën publike që atë që nuk e ka bërë deri më sot drejtësia dhe opozita, largimin e pushtetit të korruptuar berishist, ta bëjë vota e njerëzve qytetarë të cilët, në fshatra e qytete, investojnë shpresë për liri dhe lumturi jo te "mesia"-t që politika pjell pa mbarim por mbi të gjitha, te drejtësia e lirë nga politika.