Kriza, bie në minimum kreditimi i biznesit
Portofoli i kredisë për bizneset u pakësua me 70 milionë euro gjatë muajit prill, në krahasim me marsin, bëhet e ditur nga të dhënat e Shoqatës Shqiptare të Bankave. Rënia e kredisë për bizneset ndodh për herë të parë që kur bankat tregtare filluan aktivitetin në Shqipëri. Megjithatë, kredia për ekonominë vijoi të rritej për shkak se bankat iu rikthyen kredive për individët. Kreditë e këqija u rritën me shpejtësi gjatë prillit pas një ndalese të shkurtër në mars. Në fund të muajit të kaluar, 8 për qind e portofolit u konsiderua kredi e keqe në bilancet e bankave. Ritmi i rritjes së kredisë është ngadalësuar ndjeshëm gjatë muajve të fundit. Rreth 60 për qind e kredisë së re të dhënë në muajin prill është destinuar për mbulimin e shpenzimeve imediate të biznesit dhe individëve. Vetëm 14 për qind ose 21 milionë euro nga kredia e re shkoi për prona të patundshme. Kredia me afat maturimi 6-12 muaj ka qenë më e parapëlqyera për bankat gjatë muajit prill. Individët kanë përfituar norma interesi më të ulëta se biznesi, veçanërisht për kreditë në euro. Bankat patën paralajmëruar se interesat e kredive priteshin të rriteshin në tremujorin e dytë të këtij viti, por kjo gjë nuk ka ndodhur. Kredia për shtëpi në euro u dha për 6.86 për qind gjatë prillit për klientët individualë ndërsa kredia për prona të patundshme për biznesin pati një normë interesi prej 8.8 përqindësh. Kredia për shtëpi në lekë pati interes prej 13.86 përqindësh për individët.
Kreditë overdraft dhe ato për kapital qarkullues për biznesin qenë më të shtrenjtat. Për kreditë në lekë arritën në 14 për qind ndërsa për kreditë në euro u pagua deri në 9 për qind.
Interesat
Ndryshe nga sa kishin parashikuar bankat, interesat e kredive afatmesme dhe afatgjata të akorduara për individët ishin përgjithësisht në rënie gjatë prillit, një muaj kur dëshira e bankave për të dhënë kredi ishte e dobët dhe kërkesa gjithashtu e dobët. Kreditë për biznesin pësuan rritje. Përjashtim bëjnë kreditë overdraft, të cilat pësuan rritje si për biznesin, ashtu edhe për individët. Interesat e kredive për prona të patundshme në euro për individët pësuan një rënie të konsiderueshme. Interesi i kredisë për shtëpi ra në 6.86 për qind ose 70 pikë bazë më pak se në mars. Interesi i kredisë së kësaj kategorie në lekë qëndroi i pandryshueshëm në 13.8 për qind.
Për biznesin, kredia overdraft në lekë u shtrenjtua ndjeshëm deri në 14 për qind me rritje 2.2 për qind në krahasim me marsin.
Depozitat
Sasia e depozitave në sistemin bankar u rrit me 2.7 miliardë lekë gjatë prillit, ku bizneset shënuan rritje të parasë së vet në banka prej 4.2 miliardë lekësh, ndërsa depozitat e individëve ranë me rreth 1.5 miliardë lekë. Depozitat janë sot në të njëjtin nivel me një vit më parë. Sasia e tyre është stabilizuar gjatë muajve të fundit, pas një rënieje të konsiderueshme në tremujorin e fundit të vitit të kaluar. Depozitat në valutë qenë pak më të larta se ato në lekë mes depozitave të reja.
Rentabiliteti
Fitimet e bankave janë tkurrur ndjeshëm gjatë muajve të fundit, si pasojë e rënies së aktivitetit në ekonomi dhe rritjes së shpejtë të kredive me probleme. Kthimi mbi kapitalin e investuar (ROE) shënoi -3.5 për qind në prill nga 1.5 për qind që ishte në mars dhe 15.6 për qind që ishte në prillin e vitit 2008. Kthimi mbi asetet (ROA) shënoi vlerën negative -0.3 për qind. Duke parashikuar rënien e rentabilitetit ekonomik të sistemit, Banka e Shqipërisë i ndaloi bankat e nivelit të dytë të tërheqin fitimet e realizuara vitin e kaluar, gjë që sjell garanci për stabilitet.
Parashikimet pesimiste
Për muajt në vijim parashikohet që ritmi i rritjes së kredisë të ngadalësohet edhe më shumë, ndërkohë që Banka e Shqipërisë dhe bankat e nivelit të dytë, shpresojnë se depozitat në banka do t‘i rikthehen normave të larta të rritjes. Parashikohet gjithashtu që deri në fund të qershorit, presioni që ushtron qeveria mbi interesat e lekut të lehtësohet, gjë që do t‘i shtyjë më shumë bankat të kërkojnë kredimarrës.
Bankat, bizneset dhe individët kanë reaguar më shpejt sesa qeveria përballë krizës botërore. Kështu, sipas një vrojtimi të Bankës së Shqipërisë, bizneset kanë ulur kërkesën për kredi, kanë marrë kredi vetëm për kapital qarkullues dhe pothuajse kanë ndaluar së investuari. Rënia e ritmeve të kreditimit, si dhe rënia e investimeve, pritet të ndikojë rëndë në punësim dhe në të gjithë ekonominë shqiptare gjatë muajve në vijim. Bankat kanë ndaluar pothuajse tërësisht kreditë për sektorin e ndërtimit, për shkak se gjithnjë e më pak shqiptarë janë në gjendje të përballojnë blerjen e apartamenteve në këtë kohë, ndërsa çmimet e apartamenteve nuk janë ulur në raport me vështirësitë ekonomike.