E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në prill shënohet zero inflacion

Çmimet e mallrave të konsumit në Eurozonë mbetën të pandryshuara gjatë majit në bazë vjetore, diçka që nuk është parë që kur Eurostat filloi ta masë treguesin në vitin 1996. Të dhënat e detajuara nuk u bënë publike, por ekspertët thonë se rënia e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve ishin shkaktari kryesor i inflacionit të ulët. Ekspertët parashikonin një rritje modeste të çmimeve prej 0.3 përqindësh në maj. Tani ata frikësohen nga perspektiva se Eurozona mund të vuajë një periudhë të konsiderueshme rënieje çmimesh, gjë që përkthehet në humbje vendesh pune dhe varfëri për miliona njerëz. Banka Qendrore Evropiane gjithsesi lajmëroi se sipas mendimit të saj, probabiliteti i rënies në dizinflacion është i paktë. Në Gjermani, çmimet shënuan në fakt rënie këtë muaj për herë të parë që nga viti 1996. Mbyllja e vendeve të punës dhe mosrritja e pagave sjell presion mbi çmimet. Banka Qendrore Evropiane bëri të ditur gjithashtu se masa monetare në ekonomi është pakësuar për muajin e gjashtë radhazi gjatë prillit, kryesisht për shkak të rënies së kreditimit. Mosrritja e masës monetare sjell rënie të çmimeve. Zëvendëspresidenti i BQE, Lucas Papademos, tha këtë javë se "dizinflacioni i përkohshëm nuk do të thotë se ka ardhur rënia e vazhdueshme dhe e konsiderueshme e çmimeve". BQE shpreson që inflacioni në Eurozonë të jetë nën 2 për qind, por jo shumë poshtë këtij niveli.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›