E Diel, 1 Nëntor 2026

Bakket: FMN ju mundëson zhvillim ekonomik

Anëtarësimi i Kosovës në FMN është e një rëndësie të veçantë për hapat e mëtutjeshëm në zhvillimin ekonomik të Kosovës, si dhe në anëtarësimin e saj në organizma të tjerë financiarë", tha drejtori ekzekutiv i FMN, Bakket.

Drejtori Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Age Bakker, u shpreh se anëtarësimi në FMN i hap rrugë zhvillimit të vendit, pas një takimi me Kryeministrin Hashim Thaçi dhe ministrin e Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala.

Ai tha se Kosova tashmë duhet të angazhohet më shumë dhe të bëjë përpjekje që ekonomia e saj të forcohet në mënyrë që të ngrihet në këmbët e saja edhe financiarisht.

"Anëtarësimi i Kosovës në këtë mekanizëm është një mesazh i mirë edhe për investitorët e huaj, pasi tregon se në Kosovë ka stabilitet ekonomik e financiar", u shpreh ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala.

Gjatë qershorit, një delegacion kosovar do të udhëtojë për në Uashington për të nënshkruar pranimin e Kosovës në këto dy organizma.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›