E Shtunë, 31 Tetor 2026

'Gërdeci', rrëzohet kërkesa e ushtarakëve për veçimin e çështjes

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka refuzuar sot kërkesën e ushtarakëve të pandehur në dosjen e tragjedisë së Gërdecit për veçimin e çështjes nga akuzuarit Mihal Delijorgji, Ylli Pinari, Dritan Minxolli dhe Sokol Ngjeci, të akuzuar për vrasje dhe shkatërrim prone. Gjatë seancës, gjykata vendosi të mos e marrë parasysh këtë kërkesë të avokatëve mbrojtës, duke deklaruar se një gjë e tillë do të dëmtonte verifikimin e fakteve.
Për këtë tragjedi janë 29 të pandehur, të cilët prokuroria i ka ulur në bankën e të akuzuarve si përgjegjës për shpërthimin e fabrikës së demontimin "Albademil".
Pak kohë më parë, Gjykata e Lartë pushoi çështjen në ngarkim të ish ministrit të Mbrojtjes, aktualisht Ministër i Mjedist, Fatmir Mediu, i cili mbrohet nga imuniteti.
Ndërkohë që të arrestuar janë ish-drejtori i kompanisë shtetërore MEICO, Ylli Pinari, administratori i kompanisë "Alba Demil", Mihal Delijorgji dhe ish-drejtorin teknik të fabrikës së çmontimit të municioneve, Dritan Minxolli, si dhe ish punonjësi i MEICO-s Sokol Ngjeci.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›