Boshnjakia, kokaine per shqiptaret
Shkoder- Trafikantet e droges tentojne zonen veriore te vendit per te kaluar tranzit sasite e kokaines. Kete here eshte nje femer qe bie ne pranga per trafik nderkombetar te drogave te renda, ndersa perpiqej te kalonte ne doganen e Muriqanit ne Shkoder me nje sasi prej 2 kg kokaine te paster me vlere deri ne 100 mije euro. E arrestuara eshte nje 35 vjecare me kombesi boshnjake dhe shtetasi italiane, ndersa policia publikoi vetem inicialet M. M., ne pritje te perfundimi te operacionit, pasi dyshohet se ne rrjet jane te perfshire edhe persona te tjere. Dyshohet qe e huaja qe tentonte te futej ne Shqiperi eshte perdorur si korriere per narkotikun. Ajo ka folur shume pak per grupin hetimor, duke dhene vetem gjeneralitetet dhe shpjegimin se droga nuk i perkiste asaj, porse ishte vendosur persona te tjere. Ajo eshte nisur nga Bosnje-Hercegovina dy dite me pare dhe ka perdorur kufirin shqiptaro-malazes per te kaluar me qellim mberritjen ne Itali.
Operacioni
Mengjesin e dites se djeshme, autoritetet doganore dhe policia kufitare kane ushtruar nje kontroll te rrepte ne nje automjet tip "Golf" me targa italiane qe kishte per destinacion Shqiperine. Burime policore thane se kontrolli ka qene i rastesishem, por mendohet se ka pasur sinjale edhe nga policia e Malit te Zi per origjinen e narkotikut. Megjithese 35 vjecarja M. M., eshte perpjekur te hiqet si turiste italo-boshnjake, kontrolloret nuk jane terhequr nga synimi per te kontrolluar mjetin. Burime zyrtare te policise thane se sasia e narkotikut ka qene e fshehur nje prej sedileve te makines, e futur ne dy pako te vecanta me peshe 1 kg secila. Menjehere pasi kane konstatuar lenden e dyshimte, ndaj italo-boshnjakes eshte ndermarre arrestimi ne flagrance. Mesohet se 35 vjecarja ka mohuar qe droga t'i perkiste asaj, duke hedhur dyshime se ia kishin vendosur ne mjet.
Hetimet
Rreth ores 10:00 e dyshuara eshte percjelle nen masa te rrepta sigurie drejt komisariatit te Shkodres. Makina eshte bllokuar se bashku me dy qeset e kokaines, mostrat e te ciles iu derguan Laboratorit Kriminalistik per ekspertize te metejshme. Burime te policise thane se M. M., udhetonte e vetme ne makine, ndersa nuk ka dhene shpjegime per itinerarin e udhetimit te saj. Dyshohet se ajo shkonte drejt kryeqytetit shqiptar, Tiranes, por nuk perjashtohet edhe qyteti i Durresit si destinacion. Agjentet po hetojne rreth mundesise se nje rrjeti shperndaresish per tregun vendas te perdoruesve te kokaines, qe mendohet se ka ardhur nga Evropa Perendimore nepermjet rruges tokesore. Por nuk perjashtohet edhe pista e ndryshimit te itinerarit te udhetimit, me qellim qe narkotiku te kalonte sa me lehte nga vendet qe kane me pak kontroll policor. E dyshuara ka dhene vetem identitetin e saj, duke thene se vinte per turizem ne Shqiperi dhe me pas do te kthehej ne vendin ku jetonte, Itali.
Hetim rrjetit nderkombetar
Policia tha se behet fjale per nje rrjet te mirefillte trafikantesh dhe po hetojne per te zbuluar personat e tjere te perfshire. Per kete arsye informacionet jane konsideruar te rezervuara, deri ne perfundim te hetimit te plote. Po vleresohet mundesia prej grupit hetimor nese italo-boshnjakia ka lidhje me dy grupet e fundit te goditura ne Durres, qe tentonin trafikun nderkombetar te kokaines dhe heroines per ne Itali.
Rudina Llazari