E Diel, 1 Nëntor 2026

Kater vatra zjarri shkrumbojne djegin 5 ha, rrezikojne dy ferma

Fier- Nje zjarr i rene mesditen e djeshme ne fshatin Kraps te komunes Portez ne rrethin e Fierit ka shkrumbuar 500 rrenje ullinj dhe rrezikuar dy ferma te rritjes se shpendeve. Policia deklaroi se dyshohet per nje zjarrvenie te qellimshme, por deri ne mbremje nuk kishte ndaluar asnje person. Burime zyrtare thane se vatra eshte vene re fillimisht ne nje siperfaqe toke bujqesore, po per shkak te eres flaket jane perhapur shpejt, duke perfshire edhe nje plantacion me ullinj qe gjendej shume prane. Specialistet e zjarrfikeses qe nderhyne per te shuar flaket thane se mendohet qe djegia e rreth 5 ha eshte bere nga kater vatra, duke shkrumbuar edhe 500 rrenje ullinjsh, prone e banoreve te fshatit Kraps. Policia e postes se Patosit ka qene e para qe ka mberritur ne vendin e ngjarjes dhe pas saj dy mjete zjarrfikese. Flaket qe jane vene re rreth ores 13:30, kane qene aktive deri ne oret e vona te pasdites. Zjarrfikesit e kane pasur mjaft te veshtire veprimin, ndersa ne ndihme u kane ardhur edhe banoret e zonave. Mesohet se flaket kane rrezikuar edhe dy ferma te rritjes se shpendeve dhe disa aktivitete qe operojne ne kete zone. Vetem nderhyrja e punonjesve te fermave kane shmangur perfshirjen nga zjarri dhe te objekteve.

Xh.Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›