INSTAT – Italia, me 74 %, partneri kryesor ekonomik i Shqipërisë, Greqia mbetet e dyta, me 7 % të vëllimit
Mes vendeve të Bashkimit Europian, partnerët kryesorë tregtarë të vendit tonë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia edhe për muajin janar 2009, bëjnë të ditur burime zyrtare nga Instituti i Statistikave (INSTAT). Me Italinë eksporti është 73.5 për qind dhe importi 27.4 për qind, ndërsa me Greqinë, eksporti është 7.5 për qind dhe importi 17.7 për qind. Sipas të njëjtave burime, disa nga partnerët tanë tregtarë me të cilët eksporti dhe importi është rritur, janë: për eksportin, Austri, Gjermani, Francë, Spanjë, Zvicër etj dhe për importin, Britani e Madhe, Bullgari, Greqi, Francë, Suedi etj.
...