Vermosh, banorët gjejnë në shpellë një skelet njeriu
Skeleti u gjet nga banorë të zonës në Shpellën e Cetinës, pas shembjes së kësaj të fundit nga lëkundjet tektonike. Policia dyshon se personi ka rreth 20 vite që ka vdekur, ndërsa në kafkën e skeletit është gjetur një vrimë
SHKODER-Një skelet njeriu është gjetur në fshatin Selcë të komunës Vermosh në veri të Shkodrës. Skeleti u gjet nga banorë të zonës në Shpellën e Cetinës, pas shembjes së kësaj të fundit nga lëkundjet tektonike. Skeleti ka dalë në sipërfaqe të shpellës dhe banorët kanë lajmëruar menjëherë policinë e cila sot e ka dërguar për ekzaminim në morgun e spitalit të Shkodrës. Burime nga policia e Malësisë së madhe bëhet e ditur se skeleti është gjetur në gjëndje mjaft të dekompozuar duke e bërë të vështirë identifikimin. Mendohet se personi ka rreth 20 vite që ka vdekur, ndërsa në kafkën e skeletit është gjetur një vrimë e cila për momentin është e vështirë të identifikohet si goditja me armë ndaj personit apo është shkaktuar me kalimin e viteve si rezultat i dekompozimit. Pista kryesore e policisë po përqëndrohet në listimin e personave nga Qarku i Shkodrës, që mund të kenë humbur në periudhën që dyshohet se ka vdekur personi të cilit i përket skeleti. Eshte ende herët për të nxjerrë konkluzione, ndërsa duhet thënë se fshati Selcë është në kufi me Malin e zi, dhe mund të dyshohet edhe për një person që ka tentuar kalimin e kufirit rreth viteve '80.
(d.b/News24/BalkanWeb)