Shpifja ndaj personit, gjobitet zv/kryeministri Pollo
Gjykata e shkallës së parë në Tiranë ka dënuar dje zv/kryeministrin Genc Pollo me 300.000 lekë për shpifje ndaj sipërmarrësit Arjan Çukaj. Vendimi i Gjykatës u mor pas padisë civile të paraqitur nga të dyja palët
TIRANE-Për herë të parë një ministër në detyrë është dënuar nga gjykata për shpifje ndaj personave të tretë. Gjykata e shkallës së parë në Tiranë ka dënuar dje zv/kryeministrin Genc Pollo me 300.000 lekë për shpifje ndaj sipërmarrësit Arjan Çukaj. Vendimi i Gjykatës u mor pas padisë civile të paraqitur nga të dyja palët si pasojë një konference për shtyp në tetor të vitit 2007. Ministri i atëhershëm i Arsimit, Genc Pollo kishte akuzuar sipërmarrësin se po kërkonte licence universiteti nëpërmjet shkrimeve shantazhuese në një gazetë të përditshme. Por gjykata vendosi se të gjitha këto ishin të pavërteta, dhe se ministri kishte reaguar duke përdorur fjalë të ulta dhe shpifje përkundrejt sipërmarrësit. Në të njëjtën kohë, Arjan Çukaj, administrator i kompanisë “Ferar shpk” dhe aksioner në të përditshmen “standard” u dënua me 100.000 lekë gjobë nga gjykata për përmbajtjen e reagimit të tij ndaj shpifjeve të ministrit, tre ditë pas konferencës për shtyp.
(d.b/GSH/BalkanWeb)