E Diel, 1 Nëntor 2026

INSTAT: Biznesii makinave në “lulëzim”

TIRANE- Shqiptarët nuk kursejnë te makinat edhe në kohë të vështira financiare. Për këtë arsye tregtia dhe riparimi i automjeteve është një ndër bizneset që lulëzon në Shqipëri. Instituti i Statistikave ka konstatuar se gjatë 3 mujorit të parë të këtij viti, indeksi i volumit të shitjeve me pakicë në grupin tregtia dhe riparimi i automjeteve është rritur me 25.7% krahasuar me të njëtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa kundrejt tremujorit të mëparshëm është shënuar një rritje prej 12.2%.
INSTAT ka evidentuar gjithashtu se në rritje janë edhe shpenzimet që bëjnë qytetarët për karburantet, kjo pavarësisht shtrenjtimit të cimeve të naftës dhe benzinës.
Kështu gjatë 3 mujorit të parë të 2010-ës indeksi i volumit të shitjeve në grupi tregtia me pakicë e karburanteve është rritur 17.1% kundrejt të njëjtës periudhë të vitit 2009.
Zhvillimi i biznesit të tregtisë dhe riparimit të automjeteve është shoqëruar edhe me hapje të vendeve të reja të punës në këtë degë të ekonomisë.
Nga të dhënat e Institutit të Statistikave rezulton se indeksi i punësimit në tremujorin e parë të këtij viti u rrit me 5.6% kundrejt të njëjtës periudhë të viti të kaluar.
Shpenzimet për automjetet pritet të pësojnë rritje të mëtejshme gjatë muajve të verës për shkak të turistëve por edhe të kthimit në atdhe të emigrantëve për pushime.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›