Serbët kujtojnë"Vidovdanin"
GRAÇANICË- Rreth një mijë persona janë mbledhur sot në Graçanicë për të shënuar festën e Vidovdanit. Policia e Kosovës bëri të ditur se ka angazhuar 1500 pjesëtarë të saj për të ruajtur sigurinë në Graçanicë, por edhe në Gazimestan, ku pas mesditës pritet të mblidhen qytetarë dhe zyrtarë të ardhur nga Serbia, për të shënuar 621-vjetorin e Betejës së Kosovës.
Liturgjinë e ka udhëhequr kreu i Kishës Ortodokse Serbe, patriarku Irinej, ndërsa në të kanë marrë pjesë edhe dy ministra të Qeverisë së Serbisë, të cilët, sipas zëdhënësit të Policisë, Baki Kelani, kanë hyrë në Kosovë me leje të autoriteteve kosovare.
Për të marrë pjesë në festën e Vidovdanit, e cila shënon datën kur ushtria serbe pësoi humbje nga Perandoria Osmane, në Betejën e Kosovës, në vitin 1389, nga Serbia në ditët e fundit kanë ardhur mijëra persona.
Fillimisht, rreth 40 pjesëtarë të së ashtuquajturës Garda e Car Lazarit hynë pa iu nënshtruar kontrollit kufitar. Por, 900 motoçiklistë dhe qytetarë tjerë, sipas Kelanit, iu kanë nënshtruar procedurave kufitare. Kelani njoftoi se për të ruajtur sigurinë, Policia e Kosovës ka miratuar një plan operativ.
Deri tani, Policia e Kosovës nuk ka njoftuar të jetë shkaktuar ndonjë incident.
(e.n/rel/BalkanWeb) Lidhje te tjera Bogdanovic: Të ruajmë Kosovën