E Diel, 1 Nëntor 2026

Kucovë, punonjësite bashkisë dhurojnëgjak për talasemikët

KUCOVë- 38 punonjës të Bashkisë së Kucovës i janë bashkuar për të katërtin vit radhazi nismës për dhurimin e gjakut. Paraditen e sotme ata u janë nënshtruar analizave e më pas kanë dhuruar gjak vullnetarish. Dhurimi i gjakut për seicilin nga punonjësit e administratës është kryer në sallën e mbledhjeve të këshillit bashkiak të këtij institucioni.

Procesi i dhurimit të gjakut ka vijuar për rreth 3 orë brenda ambienteve të Bashkisë, ku edhe ishte vendosur i gjithë personeli mjekësor i nevojshëm i qëndrës së dhurimit të gjakut ndërkohë që e gjithë sasia pritet të shkojë në ndihmë të fëmijëve talasemikë.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›