Shkodër-Hani i HotitBanorët s’lejojnë punimet:Kompensimi qesharak
SHKODëR- Banorët e Pjetroshan të komunës Kastratë në Malësi të Madhe vazhdojnë të kërkojnë dëmshpërblimin për tokën ku do të kalojë autostarda Shkodër-Hani i hotit, punimet e së cilës kanë mbetur pezull për shkak të pretendimeve të tyre. Ata thonë se nuk janë kundër ndërtimit të kësaj rruge, e cila për nga rëndësia për ta krahasohet më një aks lidhës me shtetet europiane, por kërkojnë dëmshpërblim me vlerë reale.
Janë 1200 banorë të cilët kërkojnë kompesim të tokës nga ku do të kalojë autostrada, por me vendim të këshillit të ministrave vetëm 332 prej tyre do të përfitojnë. Kjo është bërë shkak që shpesh banorët të protestojnë ndërsa nuk lejojnë vazhdimin e punimeve.
(m.a/News24/BalkanWeb)