E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: PS s’votoi asnjë ligj për integrimin

Sipas saj, dy janë shtyllat kryesore për qeverinë shqiptare: ekonomia dhe integrimi i vendit.

"Askush nuk e ndryshoi axhendën e Kuvendit të Shqipërisë vitin e kaluar, me votë apo pa votë, me bojkot apo pa bojkot, Kuvendi ka miratuar 231 ligje, vendime dhe rezoluta", tha Topalli. 

 Ajo u bëri apel deputetëve të opozitës që të japin votën e tyre për reformat që kërkojnë votë të cilësuar. "Ligje të rëndësishme për të sotmen dhe te ardhmen e vendit do të diskutohen dhe miratohen dhe për to nevojitet kontributi i çdo deputeti, por për ato me shumicë të cilësuar kërkohet edhe vota pro e tij. Ndaj miratimi i ligjit për Gjykatën Administrative dhe amendimet e Kodeve, më shumë se shpalosje e qëndrimit politik partiak, janë detyra ndaj zgjedhësve të tyre për secilin prej 140 deputetëve të Kuvendit", u shpreh Topalli. 

Gjatë konferencës së gjatë për shtyp, zonja Topalli nuk ka la pa përmendur qëndrimin e opozitës gjatë vitit të shkuar, duke theksuar se ajo nuk votoi asnjë ligj dhe nuk dha konsensus për reformat e integrimit. "Ne nuk e ndryshojmë dot qëndrimin e lidershipit të PS-së, por duhet t'i bindim që të votojnë, qoftë dhe kundër, se votimi është detyrë e deputetit", nënvizoi Topalli. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-01-07 16:21
  [ 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›