E Diel, 1 Nëntor 2026

INSTAT: Eksportet shqiptare, 18% me shume se vjet Eglantina Nasi

Shqiperia vazhdon te ruaje nje nivel te larte eksportesh, ne te njejten kohe, edhe nje nivel te larte shkembimesh tregtare me vendet evropiane. Nje fakt te tille e tregojne shifrat me te fundit te publikuara nga Instituti i Statistikave per muajin nentor, mbi tregtine e jashtme te vendit tone. E jo vetem per kete muaj, por per te gjithe vitin ne pergjithesi, kjo duket se ka qene nje dukuri karakteristike. Konkretisht, sipas raportit te lartpermendur te INSTAT-it, eksportet shqiptare jashte vendit kane njohur nje rritje ne nivelin prej 18 per qind krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar. Kjo, edhe pse nese ballafaqojme shifrat me muajin paraardhes, tetorin, eshte shenuar nje renie e lehte e tyre, prej 1.8 per qind. Sipas eksperteve te Institutit te Statistikave, ne muajin nentor u eksportua jashte vendit nje sasi prej 16.813 milione lekesh mallra. Rritja e eksporteve ka qene edhe nje nga faktoret pozitive qe, sipas eksperteve vendas dhe te huaj te ekonomise, ndikoi ne perballimin me sukses nga ana e Shqiperise, te efekteve te krizes financiare nderkombetare. Nderkaq, nje fakt pozitiv per tregtine e jashtme, krahas rritjes se eksporteve, eshte edhe ai i uljes se importeve. Konkretisht, sic citon raporti i lartpermendur i INSTAT-it, gjate muajit nentor pati nje renie te tyre ne nivelin prej 0.2 per qind, ne krahasim me muajin tetor 2011. Ne sasi monetare, vlera e importeve mesohet se ka qene rreth 47.194 milione lekesh. Nga ky krahasim shifrash, ekspertet e Institutit te Statistikave kane konkluduar se deficiti tregtar i ketij muaji eshte 30.381 milione leke. Duke shenuar, sipas tyre, nje rritje prej 0.6 per qind krahasuar me muajin paraardhes. Por edhe me e madhe mesohet se eshte rritja e ketij treguesi te rendesishem ekonomik per vendin, krahasuar me nje vit me pare. Konkretisht, te dhenat e INSTAT-it tregojne se deficiti tregtar ka shenuar nje rritje prej 17.1 per qind krahasuar me nentorin e vitit te kaluar. Sa u perket vendeve me te cilat Shqiperia ben me shume tregti, pra eksporton dhe importon gjithashtu, me shume mallra, mbeten ato te Bashkimit Evropian. Te cilat, sipas eksperteve te INSTAT-it, zene ne total nivelin prej 67.3 per qind te totalit te tregtise se jashtme te vendit tone. Sikunder behet me dije se partneret kryesore tregtare te Shqiperise vazhdojne te jene Italia dhe Greqia. Keto dy vende ne fakt, kane vijuar te qendrojne pergjate gjithe vitit ne nivelet me te larta te shkembimeve tregtare me vendin tone. Ndersa mes te dy ketyre vendeve fqinje me Shqiperine, eshte Italia ajo qe parakalon Greqise ne kete drejtim. Sipas te dhenave me te fundit nga INSTAT-i, perkatesisht atyre te muajit nentor 2011, me Italine, eksporti ne muajin nentor eshte renditur ne nivelin prej 59.3 per qind dhe importi ne nivelin prej 29.9 per qind. Ndersa me Greqine, eksporti mesohet se eshte ne nivelin prej 5.9 per qind dhe importi 10.3 per qind. Nga Instituti i Statistikave behet me dije gjithashtu, edhe fakti se disa nga partneret tane tregtare, me te cilet eksporti eshte rritur, jane Greqia, Italia, Kroacia, Spanja, Turqia. Ndersa per importin, vendet me te shumta prej nga vijne mallrat drejt Shqiperise jane Austria, Gjermania, Italia, Kina, Turqia, etj.

Eksportet me te larta per makinerite, energjine e drurin

Makinerite, pajisjet dhe pjeset e kembimit, kane qene produktet te cilat jane eksportuar me shume nga vendi yne drejt vendeve te tjera gjate muajit nentor 2011. Kete e tregon raporti me i fundit i INSTAT-it, sipas te cilit, krahasimi me muajin paraardhes per kete grup mallrash tregon se ai ka shenuar nje rritje jo te vogel, por plot 38.1 per qind. Cka tregon se kerkesa per mallrat e kesaj kategorie “Made in Albania” jashte vendit, paraqitet edhe me e larte. Pas tyre, raporti me i fundit i Institutit te Statistikave tregon se kane qene prodhimet e drurit dhe ato te letres, te cilat kane shenuar nje rritje ne nivelin prej 19.3 per qind, krahasuar me muajin tetor 2011. Ne fund, renditen mineralet, lendet djegese apo, edhe energjia elektrike, eksportet e te cilave njohen nje rritje me vetem 8.4 per qind gjate muajit nentor, krahasuar me tetorin 2011.

Shqiperia ka importuar me shume prodhime druri e letre

Shqiperia ka importuar me shume prodhime druri e letre nga vendet e tjera te Evropes, sesa cdo lloj produkti tjeter gjate muajit nentor 2001. Te pakten keshtu tregohet nga shifrat me te fundit te publikuara nga Instituti i Statistikave, sipas te cilave, importi i grupit “Prodhime druri dhe letre” u rrit ne nivelin prej 25.7 per qind gjate nentorit, krahasuar me muajin tetor. Ndersa grupi i artikujve “Lekure dhe artikujt prej tyre” renditet i dyti me rritjen me te madhe te importeve. Konkretisht, me vleren prej 22.1 per qind, pasuar edhe nga grupi “Tekstile dhe kepuce”, i cili shenoi nje rritje te nivelit te importeve ne muajin nentor, me nje vlere prej 9.2 per qind. Nderkaq, nje grup qe ka njohur nje ulje te shifrave te tij gjate muajit nentor ka qene ai i perbere prej “Materialeve te ndertimit dhe metalet”, me kuoten prej 16.3 per qind. Sipas INSTAT-it, gjate nentorit 2011, importi i mallrave me akcize arriti vleren 3.408 milione leke, duke zene keshtu nje nivel prej 7.2 per qind ndaj totalit te importit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›