E Diel, 1 Nëntor 2026

INSTAT: Eksportojme me shume e importojme me pak se vitin e kaluar Eglantina Nasi



Eksportojme me shume, e nga ana tjeter importojme me pak sesa gjate vitit te kaluar. Ky eshte bilanci qe figuron nga te dhenat me te fundit te tregtise se jashtme, publikuar per muajin qershor te ketij viti, nga ana e Institutit te Statistikave. Duke folur keshtu per nje permiresim te dukshem te ketij sektori ne vendin tone, nga viti ne vit. “Ne muajin qershor 2013 u eksportuan ne total 20.8 miliarde leke mallra, me nje rritje ne nivelin prej +17.2% ne krahasim me muajin qershor 2012”, citohet saktesisht nga ekspertet e INSTAT-it lidhur me ecurine e ketij treguesi. Duke pohuar se gjithsesi, eksportet kane shenuar nje renie te tyre ne muajin qershor, krahasuar me ate maj te ketij viti. “Eksportet pesuan nje ulje prej -10.5% ne krahasim me muajin maj 2013”, saktesojne ata. Ndersa lidhur me importet, ekspertet e INSTAT-it kane publikuar per muajin qershor te ketij viti, shifren prej 41.3 miliarde lekesh ne vlere monetare. “Duke shenuar nje prej -8.4% ne krahasim me muajin maj 2013 dhe nje ulje prej -10.5% ne krahasim me muajin qershor 2012”, sqarohet posacerisht ne raportin e INSTAT-it per tregtine e jashtme rreth ecurise se ketij treguesi mjaft te rendesishem te saj. Per te konstatuar me tej, se pikerisht, fale eksporteve ne rritje dhe importeve ne renie, treguesi i deficitit tregtar i muajit qershor, ka shenuar nje ulje te tij. Respektivisht ne vleren e 20.6 miliarde lekeve, per te thuhet se ka rene deri ne nivelin prej -6.1% krahasuar me muajin paraardhes, maj 2013 dhe nje ulje prej -27.8% krahasuar me muajin qershor te vitit te kaluar, 2012. E nese do te kalonim ne ulje-ngritjet e grupeve perkatese krahasuar me muajin paraardhes, do te arrinim ne perfundimin se eksportet me te larta jane shenuar perkatesisht per grupin “Lekure dhe artikujt prej tyre”, me +11.1%; per grupin “Prodhime druri dhe letre”, me +8.7%; “Tekstile dhe kepuce” me +6.4%; ndersa per grupin “minerale, lende djegese, energji elektrike”, thuhet se eksportet rane ne -22.9% etj. Sa u perket importeve, kalohet ne detaje se ai i grupit “Materiale ndertimi dhe metale” u rrit me nivelin prej +5% gjate muajit qershor; ai i grupit “Lekure dhe artikujt prej tyre” u rrit me +1.6%; ndersa ai i grupit “ Prodhime druri dhe letre” u ul me -21.8% dhe ai i grupit “Produkte kimike dhe plastike” u ul me nivelin prej -16.1% etj.

Tregtia me vendet e BE-se, deri 68.2%

“Tregtia e Shqiperise me vendet e Bashkimit Evropian arriti ne nivelin prej 68.2%, gjate muajit qershor 2013”. Ky eshte nje konstatim tjeter qe japin ekspertet e INSTAT-it, duke saktesuar me tej se “partneret kryesore tregtare vazhdojne te jene Italia dhe Greqia”. Ku tregtia me Italine eshte 38.8%, ndersa ajo me Greqine eshte 8%.

“Disa nga partneret tane tregtare me te cilet eksporti dhe importi eshte rritur, jane per eksportin, Greqi, Kroaci, Rusi, Spanje, Turqi, etj. Dhe per importin, Belgjike, Britani e Madhe, Greqi, Spanje, Zvicer etj”, perfundon raporti i INSTAT-it.

Me shume prodhime ushqimesh ne vend, rritet industria agro-perpunuese

Prodhimi i ushqimeve ne vend nga industria agro-perpunuese, po vazhdon qe te shenoje rritje, pavaresisht veshtiresive te ndeshura ne treg. Nje dukuri te tille e konfirmojne te dhenat me te fundit te publikuara nga ministria e Bujqesise, sipas te cilave, ky prodhim gjate ketij viti ka shenuar nje rritje deri ne nivelin prej +6%, ne nje vlere monetare perkatesisht prej 60 miliarde lekesh. Nderkaq, ne nje prononcim te tij per mediat lidhur me kete ceshtje, kreu i Agrobiznesit Shqiptar, Enver Ferizaj, eshte shprehur se ndersa po plotesojne pothuajse gjithe kerkesen ne vend, perpunuesit e shtuan aktivitetin fale eksporteve. Ku sipas tij, vendet e ftohta jane edhe e ardhmja e industrise se konservave per shembull. Dhe qe agro-perpunimi si i tille ka bere nje hap cilesor, kjo duket tek fillimi i eksportit te qumeshtit apo i prodhimeve te mishit. Kujtojme se vetem pak vite me pare, keto prodhime te markes “Made in Albania”, nuk ishim te besueshem ne tregjet e huaja. Aktualisht, ne vend jane mbi 2100 stabilimente prodhimi ushqimor, te cilat kane mbi 11 mije te punesuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›