E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT: Festat kanë rritur nivelin e inflacionit

Inflacioni ka pësuar rritje gjatë muajit të fundit, për shkak te shtrenjtësimit të cmimeve për festat. Instituti i statistikave ka deklaruar se gjatë muajit të kaluar, inflacioni arriti në 2.2% duke shënuar një rritje prej 0.9 % në krahasim me muajin nëntorit. 

TIRANE- Instituti i statistikave ka deklaruar sot se gjatë muajit të kaluar ka patur një nivel më të lartë të inflacionit, i cili ka pësuar një rritje të konsiderueshme gjatë muajit dhjetor.
Inflacioni ka pësuar rritje gjatë muajit të fundit, për shkak te shtrenjtësimit të cmimeve në periudhën e festatave. Instituti i statistikave ka deklaruar se gjatë muajit të kaluar, inflacioni arriti në 2.2% duke shënuar një rritje prej 0.9 % në krahasim me muajin nëntorit. Kryesisht, mallrat që kanë ndikuar në rritjen e vrullshme të inflacionit në këtë periudhë të vitit, ka qenë kryesisht ndikimi i grupit “Ushqime dhe pije jooalkoli”, të cilat kanë shënuar një rritje prej 2.4 %.

 Rritje ka pësuar edhe grupi ”Qera, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, ndërsa indeksi i grupit ”Transport” shënoi një ulje prej 2.9 %.

(e.n/News24/Balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›