INSTAT: Gati gjysma e shqiptareve punon token
Gati gjysma e shqiptareve, rezulton se merret me bujqesi. Fjala eshte per ate kategori qe konsiderohet zyrtarisht si “e punesuar” apo edhe “e vetepunesuar”. Dhe qe mesa duket, ka gjetur tek bujqesia, pikerisht sektorin ku mund te ushtroje aktivitetin e saj te perditshem te punes. Nje dukuri e tille konstatohet nga te dhenat me te fundit te publikuara prej Institutit te Statistikave rreth bilancit te forcave te punes, ku ndarja e struktures se punesimit qe ai referon, cakton pikerisht bujqesine si sektorin qe puneson pjesen me te madhe te shqiptareve. E nese do t’i kategorizonim ata, ne ‘meshkuj’ apo ‘femra’, rezulton se keto te fundit zene edhe numrin me te madh te personave qe punojne token apo merren edhe me blegtori dhe ne teresi, sherbime te tjera qe ofron sektori i bujqesise si i tille. Konkretisht, te dhenat e INSTAT-it, referojne se nese ne totalin e tyre, tremujorin e pare te ketij viti, ne sektorin e bujqesise rezultuan se punojne 48.7% e te punesuarve, ky nivel ka qene me i ulet per meshkujt, respektivisht vetem 40.9% e totalit te ndarjes se tyre sektoriale. “Ne tremujorin e pare 2013, 41% e meshkujve te punesuar punonin ne sektorin e bujqesise,
pyjeve dhe peshkimit”, pohojne ekspertet e INSTAT-it lidhur me nje fakt te tille. Ndersa per femrat, ky tregues rezulton akoma edhe me i larte, duke arritur deri ne 57.9%. Dhe duke folur kesisoj per nje angazhim shume te madh te femrave ne punet e bujqesise, apo edhe te blegtorise. “Ne tremujorin e pare 2013, 58% e femrave te punesuara ishin te angazhuara ne aktivitete bujqesore e blegtorale”, saktesojne ekspertet e INSTAT-it lidhur me nje fakt te tille. Duke shtuar me tej sakaq, se vetem 15.6% e femrave te punesuara, ishin te angazhuara pjesen e pare te ketij viti ne “aktivitete te tilla si tregtia me shumice dhe pakice, hotele dhe restorantet, ndermjetesimi monetar dhe financiar, etj”.