E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ringjallet turizmi grek, rritje +10% krahasuar me 2012-en

Nuk duket fare se Greqia eshte nje vend ne krize te thelle ekonomike. Te pakten ne aspektin turistik, ku gjate kesaj vere ajo eshte shfaqur me “ekspansive” se vitet e tjera. Te pakten keshtu referojne te dhenat e fundit te Bankes Qendrore greke, sipas te ciles, te ardhurat nga turizmi, kete vit jane shtuar me nivelin rrites prej +18% (rreth 11.5 miliarde euro si vlere monetare). Dhe se vete turizmi si i tille, ka shenuar nje rritje prej +10% gjate sezonit te fundit. "Qellimi yne eshte qe te kemi 17 milione vizitore ne vit dhe sipas te gjitha gjasave, ky numer do te tejkalohet", mesohet te kete deklaruar per mediat e vendit te tij, Andreas Andreadis, presidenti i Shoqates se Turisteve greke (SETE). Ndersa sipas te dhenave, vleresohet se gjate ketij viti e kane vizituar Greqine +15% me shume turiste nga Gjermania, ne krahasim me nje vit me pare. Dhe duket se me sukses, deri ne nje milion, eshte shtuar edhe numri i turisteve nga Rusia dhe Ukraina. Ndersa nga Turqia fqinje, mesohet se gjate ketij viti, kane ardhur per here te pare ne Greqi me shume se 800.000 vizitore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›