E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza mori fund! Evropianet, po e marrin veten

Kriza duket se ka marre fund, teksa evropianet kane nisur ta marrin disi veten nga gjithe ajo lekundje e madhe ekonomiko-financiare qe pesuan 3-4 vitet e fundit. Lajmi i mire eshte komunikuar ditet e fundit nga disa organizata nderkombetare financiare prestigjioze, te tilla si ajo per Bashkepunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), por edhe Instituti Evropian i Statistikave (EUROSTAT) dhe agjencia vleresuese, Markit. Qe te tre, ne nje ze te vetem, zyrtaret e ketyre institucioneve kane konfirmuar se “ne vija te pergjithshme, ekonomite e zhvilluara po rriten me shume”...

OECD: Shtetet e Bashkuara te Amerikes, do te kryesojne rritjen me 1.7% gjate ketij viti. Ndersa Evropes, qe ka pasur luhatje te shumta te rritjes ekonomike gjate viteve te fundit, po i afrohet permiresimi. Duke nisur nga Franca dhe Gjermania, por edhe nga vendet e tjera me probleme me borxhe. Edhe per Britanine e Madhe parashikimi eshte mjaft i mire, per nje rritje prej 1.5%. Por ngadalesimi, do te jete pikerisht per ekonomite ne zhvillim, si Kina per shembull, qe pritet te rritet me 7.4% gjate ketij viti.

Markit (PMI)

Bizneset e Eurozones e kane patur gushtin, si muajin e tyre me te mire ne me shume se dy vjet, saktesisht qe nga mesi i vitit 2011. “Rimekembja e Eurozones po zgjerohet gjithnje e me shume, me me shume sektore dhe me shume vende qe po dalin nga recesioni”, tha Chris Uilliamson, krye-ekonomist ne perpunimin e te dhenave te “Markit”. “Edhe pse ‘panorama’ po permiresohet, anketa ende tregon vetem per nje rritje fare modeste ekonomike”, shtoi ai, duke pohuar se ekzistojne dhe dallime.

EUROSTAT

Rritja e eksporteve dhe rikthimi tek shpenzimet e familjeve dhe qeverive, e ka nxjerre Eurozonen nga recesioni ne tremujorin e dyte te ketij viti. Duke qene shenja e pare se blloku i vendeve anetare qe perdorin monedhen evropiane, po del nga recesioni i tejzgjatur. Rritja me e madhe eshte bere per Gjermanine, por edhe per Portugaline, megjithese ishte ne krize. “Ekonomia e zones Euro eshte rritur me nivelin prej +0.3% ne periudhen e muajve prill-qershor”, deklaroi zyra Europiane e Statistikave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›