INSTAT: Greqia është një partner kryesor për shkëmbimet tregtare në rajon

Greqia është partneri kryesor i vendit tonë në shkëmbimet tregtare gjatë 11 muajve (janar-nëntor) të vitit 2008 për vendet e rajonit. Burime nga Instituti i Statistikave (INSTAT) bëjnë të ditur se gjatë periudhës 11-mujore të vitit të kaluar, shifra e importit të mallrave me Greqinë ishte 59,432 miliard lekë dhe ajo e eksporteve 9,397 miliard lekë. Më pas është Turqia me 23,979 miliard lekë importe dhe 2,120 miliard lekë eksporte. Ndërkohë, sipas të njëjtave burime, në shkëmbimet tregtare me vendin tonë Maqedonia ka kapur shifrat e 9,010 miliard lekë importe dhe 3,065 miliard lekë eksporte, Kroacia 3,743 miliard lekë importe dhe 187 milion lekë eksporte etj.
...