E Diel, 1 Nëntor 2026

Vritet me armën e tij në Fushë Krujë një 34 vjeçar që ishte nisur për të vrarë dikë tjetër

Një 34-vjeçar mbeti i vrarë sot paradite me armë zjarri në fshatin Arameras, të Fushë Krujës, bëjnë të ditur burime nga Drejtoria e policisë të Qarkut të Durrësit. Sipas këtij burimi, si viktima, Indrit Çela, ashtu edhe vrasësi, janë banorë të këtij fshati dhe kushërinj të largët.  Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 dhe sipas burimeve zyrtare të policisë, vrasjen e kreu 21-vjeçari Lulzim Çela, i cili u arrestua disa minuta më pas. Burimet bëjnë të ditur se 34-vjeçari kishte shkuar të takonte 21-vjeçarin, i armatosur me një automatik dhe me  granatë dore, me synimin për të vrarë këtë të fundit. Lulzim Çela, i cili nuk kishte armë, pas një përleshjeje arriti ta çarmatoste kushëririn dhe ta vriste me automatikun e tij. Policia bëri të ditur se ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›