INSTAT: Gusht, inflacioni në nivelin 1.2%, nafta shënoi rritje
TIRANË- TIRANË- Gjate muajit gusht kosto e jetesës në vend ka pësuar rënie. Instituti i Statistikave konstaton se për këtë periudhë inflaiconi ka qenë në nivelin 1.2 për qind nga 2.8 që ishte ne gushtin e nje viti me pare. Sipas INSTAT-it, në uljen e kostos së jetesës ka ndikuar rënia e cmimit të ushqimeve, veshjeve dhe këpucëve për shkak të mbylljes se sezonit , por edhe rënies se cmimit te medikamenteve dhe shërbimeve mjekësore.
“Çmimet e konsumit në muajin Gusht shënuan një ulje prej 0.1 përqind krahasuar me muajin e mëparshëm. Ndryshimi vjetor i indeksit në muajin Gusht (Gusht-2013 / Gusht-2012) është 1.2 përqind. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2.8 përqind. Krahasuar me muajin e mëparshëm: Indeksi i grupit “Ushqime dhe pije jo alkoolike” shënoi një ulje prej 0.4 përqind. Ulja më e madhe prej 2.8 përqind vërehet në nëngrupin ”fruta”. Ulje çmimesh vërehen edhe në disa nëngrupe të tjera të grupit të ushqimeve, ku mund të përmendim uljet në nëngrupin ”sheqer e ëmbëlsira” me 0.7 përqind, ”vajra dhe yndyrna” me 0.4 përqind, ” mish” me 0.3 përqind, etj. Ndërsa çmimet në nëngrupin “zarzavate përfshirë patatet” shënuan një rritje prej 0.7 përqind. Indeksi i grupit ”Veshje dhe këpucë” ka shënuar një ulje prej 0.2 përqind. Indeksi i grupit ”Pije alkoolike dhe duhan” shënoi një ulje prej 0.2 përqind, ulje kjo që ka ardhur si rezultat i uljes së çmimeve të duhanit dhe pijeve jo alkoolike. Grupi “Shëndeti” ka shënuar një ulje prej 0.4 përqind, ku mund të veçojmë uljen e çmimeve të medikamenteve me 0.5 përqind dhe shërbimeve spitalore me 0.3 përqind. Indeksi i grupit ”Transporti” ka shënuar një rritje prej 0.5 përqind. Brenda këtij grupi çmimi i naftës shënoi një rritje prej 0.8 përqind dhe çmimi i benzinës një ulje prej 0.3 përqind. Indeksi i grupit ”Mallra dhe shërbime të ndryshme” ka shënuar një ulje prej 0.4 përqind, ulje kjo që ka ardhur si rezultat i uljes së tarifave të siguracionit të makinave. Në grupet e tjera ndryshimet variojnë nga +0.1 përqind në 0.6 përqind”, theksoi specialistja e INSTAT.
Ne muajin gusht, inflacioni ka qene nen objektivin minimal të parashikuar nga Banka e Shqipërisë. Sipas kësaj të fundit, ky tregues do të luhatet këtë vit në kufijtë 2 deri në 4 %.
(e.m/News24/BalkanWeb)