E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT: Inflacioni ne kontroll, edhe pse cmimet pak ne rritje Eglantina Nasi

Edhe pse cmimet e mallrave te shportes kane pesuar nje rritje te tyre gjate muajit mars te ketij viti per shkak te efekteve sezonale, treguesi i inflacionit rezulton te jete serish ne kontroll. Ne nje perfundim te tille ka arritur raporti me i fundit i publikuar nga Instituti i Statistikave, mbi ecurine e cmimeve te konsumit per muajin mars 2013. Sipas tij, inflacioni gjate ketij muaji arriti ne nivelin prej 2.4%, qe do te thote se ai eshte ende nen nivelin tavan te percaktuar nga Banka e Shqiperise prej 2.5%. Kjo gje sipas eksperteve te INSTAT-it, ka ndodhur edhe pse ne krahasimin me muajin e meparshem shkurt 2013, cmimet e mallrave te konsumit jane rritur me nivelin prej +0.3%. E kjo sipas tyre, shkaktuar per efekte sezonale, ngaqe gjate muajit mars, prodhimi vendas perfundon dhe sa te nis tregtimi i atyre vendas te pranveres, tregu eshte i detyruar te terheqe perkohesisht prodhime te importuara nga jashte vendit. Duket se kerkesa e dobet ne tregun e brendshem po e mban inflacionin ne intervalin e poshtem te objektivit te Bankes se Shqiperise, duke krijuar keshtu hapesira per vazhdimin e politikes monetare lehtesuese. Konkretisht, te dhenat e Institutit te Statistikave, tregojne se indeksi i cmimeve te grupit "Ushqime dhe pije joalkoolike" shenoi nje rritje prej +1.2%. Ndersa rritja me e madhe e cmimeve, respektivisht prej +5.4%, verehet ne nengrupin "fruta". Ku ketu mund te permendim rritjen e cmimit te mandarinave me +18.9%, ate te dardheve me +11.5%, portokalleve me +8.2%, kivit me +4.6% etj. Me tej, raporti ne fjale tregon se cmimet ne nengrupin "Zarzavate, perfshire patatet", shenuan nje rritje prej +4.1%. Ku ketu mund te permendim rritjen e cmimit te sallates jeshile me +35.0%, karotes me +28.9%, lulelakres me +25.2%, domateve me +11.5%. Apo edhe uljen e cmimeve te kastraveceve me +15.4%, spinaqit me +12.2, patellxhaneve me +9.1%. Sikunder, konstatohet se nje rritje te lehte gjate muajit mars te ketij viti, kane shenuar edhe cmimet e sheqerit, mishit, qumeshtit dhe djathit. Ndersa nese do t’u referohemi grupeve te tjera te mallrave qe kane shenuar ulje te tyre, INSTAT ben me dije se ketu futet produkti i naftes, respektivisht me nje ulje prej -0.1%. Sikunder, edhe grupi “mallra dhe sherbime te tjera" ka shenuar nje ulje te cmimeve te tij prej -4.6%, ndryshim ky qe ka ardhur kryesisht si rezultat i uljes se tarifave te sigurimit te automjeteve. Nderkaq, ulje kane shenuar edhe cmimet e grupit "qira, uje lende djegese dhe energji", me -0.2%. Por edhe ai i cmimeve te grupit "Veshje dhe kepuce", prej -0.3%. E lidhur kjo kryesisht me sezonin e uljeve, gjate muajit mars te cdo viti per te tilla produkte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›