E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT Inflacioni ne prill 4.1

Çmimet e mallrave dhe ushqimeve nuk po arrijnë të qëndrojnë në rritjen e parashikuar. Pas tre muajsh rritje mbi synimet e Bankës së Shqipërisë dhe qeverisë, edhe muaji prill ka regjistruar një normë inflacioni prej 4.1 për qind.

Instituti i Statistikave bëri me dije se ishin ndryshimet e çmimeve të frutave, nëprodukteve të drithrave dhe bylmeteve që dhanë ndikimin kryesor në inflacion. Gjatë muajit prill ka pasur ndryshime në favor të konsumatorëve përsa i përket çmimeve të zarzavatave.

Instituti i Statistikave bën me dije se ulja më e madhe prej 12.6 për qind vërehet në këtë nëngrup. Në shkurt, inflacioni ishte 4.5 për qind dhe ka ardhur në ulje, pritet që në javët në ky tregues të vijë në ulje për shkak të shtimit të prodhimit bujqësor vendas.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›