E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parashikimi i ANE rrëzon naftën në Bursa, bien edhe metalet

Lëndët e para morën një tjetër goditje në ditën e djeshme, duke regjistruar edhe dy javët më të dobëta të performancës së tyre në 25 vitet e fundit. Në mesditën e sotme nafta bruto Brent e Londrës ra në më pak se 112 dollarë për fuçi pasi Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë reduktoi parashikimin për konsumin global të naftës në këtë vit. Në raportin e publikuar agjencia vlerësoi se, konsumi në mesatare do të jetë 1.29 milion fuçi në ditë dhe vlera është më e ulët nga parashikimi i mëparshëm për 1.43 milion fuçi në ditë. Në këtë reduktim të konsumit ditor global agjencia përmendi vlerat e larta të çmimit të naftës bruto si dhe normën më të ulët të rritjes së ekonomive në zhvillim. Në raportin e përmuajshëm agjencia me bazë në Paris tha se pavarësisht rritjes së kërkesës në raport me vitin e kaluar, tashmë vlerësohet se konsumi do të jetë shumë i lidhur me çmimin e naftës në pikat e shitjes me pakicë dhe kjo është e vlefshme në Amerikën e veriut.

Në Shtetet e Bashkuara çmimi i benzinës është përmbi 4 dollarë për fuçi dhe referuar kësaj vlere analistët kanë thënë më herët se do të ndikojë në reduktimin e konsumit. Rëni9a e vlerës së lëndëve të para u përhap edhe tek metalet e çmuara. Argjendi zgjeroi humbjet duke rënë 2.6%, pavarësisht rritjes në orët e para të ditës. Rënie regjistroi edhe ari. Analistët thanë se shqetësimet për masën e rritjes së ekonomisë globale po ndikojnë në reduktimin e vlerave të metaleve të çmuara dhe të spektrit të gjerë të mineraleve. Megjithatë pavarësisht rënies në këto dy javët e fundit argjendi është performuesi më i mirë në këtë vit me rritje 10.3% ndërsa ari me rritje 5.3%. Ndërsa platini dhe paladiumi kanë regjistruar rënie në këtë vit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›