Hapet laboratori për analizat e A H1N1
Prej sot, mostrat e analizave të qytetarëve shqiptarë të dyshuar si bartës të gripit A H1N1, do të analizohen në Tiranë. Ekzaminimet do të kryhen në laboratorin e posaçëm të hapur pranë Institutit të Shëndetit Publik. Kjo do të thotë se ankthi i të dyshuarve do të marrë fund shumë shpejt dhe se ndërhyrja mjekësore do të jetë gjithashtu e shpejtë. Në kushte normale, laboratori mund të analizojë 21 mostra në ditë, ndërsa në rastet e emegjencës mund të kryhen 100 analiza.
Vasili “Sot përveç ciklit të viruseve të rëndësishëm që do të ekzaminohen në të ne mbyllim ciklin e ekzaminimit të Shqipëri të virusit pandemik, i njohur si gripi i derrit. Shqipëria radhitet në avangardën e teknologjisë europiane botërore në drejtim të viruseve përkatëse të cilët do të ekzaminohen në kohë reale brenda 24 orëve. Çdo situatë do të jetë në pëllëmbë të dorës.”
Laboratori ka dhënë rezultatet e para. Dhjetë të deklaruarit e fundit me virusin A H1N1, janë ekzaminuar në laboratorin e ISHP, i cili është i certifikuar nga organizmat ndërkombëtarë. Laboratori u mundësua nëpërmjet një kredie të Bakës Botërore për qeverinë shqiptare. Deri më tani, mostrat e personave të dyshuar si të prekur me gripin e derrit janë analizuar në Bukuresht.