INSTAT: Janë rritur çmimet e transportit

Gjatë muajit gusht të 2009 janë rritur çmimet e transportit pas rritjes së çmimeve të karburanteve.
Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave (INSTAT), të publikuara sot, indeksi i grupit "Transport" gjatë muajit gusht shënoi një rritje prej 1.1 për qind. Kjo ka ardhur pas rritjes gjatë këtij muaji të çmimeve të karburantit. Kështu, çmimi i naftës u rrit me 3.3 për qind, ndërsa çmimi i benzinës me 3.4 për qind.
Ndërkohë, një muaj më parë, indeksi i grupit "Transport" shënoi një ulje prej 0.1 për qind. Edhe gjatë muajit të kaluar çmimi i naftës shënoi një rritje prej 1.4 për qind, ndërsa çmimi i benzinës 2.1 për qind.