OPEK: Nuk ndryshojmë prodhimin e naftës

Stabilizimi i çmimit të naftës në rreth 70 dollarë për fuçi nënkupton se OPEK-u mund të ruajë nivelin aktual të prodhimit gjatë takimit të nesërm në Vjenë, megjithëse do të mund të përpiqet të kufizojë edhe nivelin aktual të objektivave të përcaktuar, deklaruan ministrat dhe delegatët.
"Tregu është në gjendje shumë të mirë, i mirëfurnizuar, ndërkohë që edhe çmimi është në një nivel të kënaqshëm për të dyja palët, konsumatorët dhe prodhuesit", deklaroi minister saudit për Naftën, Ali al Naimi.
I pyetur nëse mendonte që OPEK-u kishte nevojë të ulte nivelin e prodhimit të naftës gjatë takimit të pasdites së sotme, Naimi u përgjitgj se me një çmim rreth nivelit 70 dollarë për fuçi nuk mund të kërkohej më tepër. "Me një nivel çmimi që do të varionte nga 68 - 73 dollarë për fuçi, çfarë mund të pretendohet më tepër? Përsa i takon çmimit, të dyja palët janë të kënaqura, si konsumatorët po ashtu edhe prodhuesit", theksoi Naimi.
Çmimi i naftës pësoi një rritje në 69 dollarë për fuçi gjatë orëve të para të ditës së sotme.
OPEK-u i ka ruajtur nivelet zyrtare të prodhimit që kur deklaroi një ulje rekord të prodhimit me 4,2 milionë fuçi nafte në ditë që nga shtatori i vitit 2008.