INSTAT: “Made In Albania” shtojnë prezencën në tregjet e huaja

Produktet “Made In Albania” shtojnë prezencën në tregjet e huaja. Rritja e eksporteve ka ndikuar kështu në përmirësimin e bilancit tregtar të vendit duke ulur me 7.2 përqind deficitin krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Alma Mezini Specilaiste e Tregtisë me Jashtë pranë INSTAT deklaron se eksportet për muajin korrik kanë pësuar rritje me 10.1 përqind në krahasim me një vit më parë ndërkohë që importet kanë pësuar ulje .
Disa prej nëngrupeve që kanë pësuar rritjen më të madhe të eksporteve si grupi "Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike" i cili u rrit 21.2 përqind, "Tekstile dhe këpucë" u rrit 20.5 përqind, "Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi" u rrit 5.2 përqind. Krahasuar me qershorin e vitit 2012, importi i mallrave me akcizë ka patur rritje 13 përqind. Peshën më të madhe të këtyre mallrave të importuara, 75.4 përqind, e zënë nënproduktet e naftës.