E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndalohet në Tiranë një 31 vjeçar i shpallur në kërkim

Një 31 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale të mashtrimit në fushën e kredive në vlera shumë të mëdha dhe falsifikimit u ndalua ditën e djeshme në afërsi të pikës së kalimit Kufitar të Hanit të Hotit gjatë tentativës për t'u larguar në drejtim të Malit të Zi. Burime nga zyra e shtypit të Policisë së Shtetit bënë të ditur se " Gjergj Hajati, 31 vjeç, banues në SHBA, me shtetësi amerikane dhe shqiptare u ndalua pas një hetimi disamujor nga ana e Agjentëve të Departamentit Amerikan të Shtetit pranë Ambasadës Amerikane, agjentëve të FBI dhe në bashkëpunim me Interpol Tiranën". Sipas burimeve, Gjykata e Distriktit Harford, SHBA ka lëshuar për Hajatin një "urdhër arresti" më datë 24.01.2008, për veprën penale të mashtrimit në fushën e kredive në vlera shumë të mëdha dhe falsifikimit. Të njëjtat burime bënë të ditur se këto vepra të parashikuara nga neni 18, Seksioni Nr.1341 i Kodit Penal të SHBA, parashikojnë deri në 30 vite burg. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›