INSTAT: Partneri kryesor për importin gjatë muajit shkurt 2009

Gjatë muajit shkurt 2009 Italia ishte partneri kryesor i vendit tonë për importet, duke arritur në vlerën e 16,152 miliardë lekë, bënë të ditur burime zyrtare nga Instituti i Statistikave (INSTAT). Ndërkohë, pas Italisë vijnë Greqia me 10,347 miliardë lekë, Turqia me 4,858 miliardë lekë, Gjermania me 3,785 miliardë lekë, etj. Sipas INSTAT, për muajin shkurt 2009, në importet nga Italia vendin e parë e zinin grupmallrat "Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi me 4,323 miliardë lekë, "Tekstile dhe këpucë" me 3,442 miliardë lekë, "Materiale ndërtimi dhe metale" me 2,164 miliardë lekë, etj. Ndërkohë, të dhënat e importit për muajin janar 2009 ishin: Italia me 7,606 miliardë lekë, Greqia me 4,920 miliardë lekë, etj.
...