E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teherani teston centrifugat atomike

 

Presidenti iranian, Mahmoud Ahmadinexhad, ka përuruar në Isfahan fabrikën e parë për prodhimin e lëndëve të djegshme për centrale bërthamore. Fabrika ka përdorur dy modelet e reja centrifugale me kapacitet të lartë për të prodhuar materiale. Krerët e programit bërthamor të Iranit kanë theksuar se nisma e re tregon se Teherani është gati për të pasur nën kontroll të gjithë procesin për pasurimin e uraniumit. Fabrika, në të cilën po punojnë vetëm ekspertë të Iranit, duhet të furnizojë me karburant reaktorin bërthamor me ujë të rëndë në Arak, me 40 megavat, i cili është në ndërtim në krahinën e Markezich dhe duhet të bëhet funksional në dy ose tre vjet. Gjatë ditës Nantazin e vizitoi edhe presidenti iranian, i cili u vendos në fabrikën ku janë aktualisht 6000 centrifuga për pasurimin uraniumit dhe sipas Agjencisë së Energjisë Atomike, agjencia iraniane do të vendosen edhe 4000 të tjera brenda vitit. Në fjalimin e tij gjatë inaugurimit të uzinës, Ahmadinexhad ka theksuar se Irani ka arritur përparim në teknologjinë bërthamore, pavarësisht nga “presioni, propaganda dhe kërcënimet ushtarake të armikut”. Presidenti i Iranit ka shprehur gatishmërinë për dialog të hapur për energjinë bërthamore. Teherani “do të mirëpresë” një fillim të dialogut me SHBA-në, nëse kjo do të ndodhë “me respekt reciprok dhe të drejtë”. Ahmadinexhad tha gjithashtu se Republika Islamike është ende duke pritur për një “ndryshim të vërtetë” nga ana e administratës së re të SHBA-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›