Akuzat e Del Pontes, Kermabon reagon nga Tirana
Gjatë një konference për shtyp sot në Tiranë, me ministrin e Drejtësisë, Alibeaj, Shefi i EULEX në Kosovë i është përgjigjur interesimit të medias per pretendimet e Del Pontes. "Të gatshëm te nxjerrim në dritë të vertetën".
TIRANË- Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Drejtësi dhe Rregull në Kosovë, (EULEX), Yves de Kermabon, shprehu sot gatishmërinë për të zbardhur të vërtetën mbi akuzat e ngritura nga ish- Kryeprokurorja e Hagës, Karla Del Ponte, për trafik organesh të qënieve njerëzore gjatë kohës së luftës në vitin 1999 në Kosovë.
Gjatë një konference për shtyp në Tiranë, me ministrin e Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, Shefi i Misionit EULEX në Kosovë i është përgjigjur interesimit të medias për çështjen në fjalë, duke deklaruar se "jemi të gatshëm për të nxjerrë në dritë të vertetën".
edhe shefi i drejtësisë në EULEX, Parduca komentoi cështjen duke shtuar se do të bëhet hetim vetëm nëse ekspertet do të binden nga faktet.
Lidhur me këtë çështje kanë reaguar edhe autoritetet shqiptare. Prokuroria e Përgjithshme, në një deklaratë për mediat para disa kohësh, hodhi poshtë si të pabaza akuzat e ish- kryeprokurores Karla Del Ponte për një trafik organesh të ushtarëve serb në Kosovë dhe Shqiperi, në vitin 1999.
(d.b/BalkanWeb)