Topi, dy zonjat dhe rekruti

... dhe “Taulanti që kërkon një motër” se ajo e para nuk bën
Topit
Zoti ish presidenti im! Edhe sot prokurorja i ushqeu disa gazeta komuniste e ndonjë stacionin televiziv të privatizuar nga mafia, me heshtjen dhe porosinë e saj nëntokësore kabllore. Ti nuk mund të bësh qejf për shkak të egoizmit tënd e planeve të errëta me falsifikimet, gënjeshtrat e mashtrimet që prodhove në adresën time. Institucioni jot i varësisë, bile jo vetëm prokuroria, por edhe një tjetër i varësisë tënde, po të shërben në mënyrë private të paligjshme duke e angazhuar në mënyrë të shëmtuar me zili edhe për Koçi Xoxen. Spiunët e tellallët që t’i përdor për të denigruar autoritetin tim në prag të fushatës, me synim për të goditur mazhorancën, tregojnë haptas, se ti jo që s’je president i gjithë shqiptarëve, por i pjesës më të zezë të kombit shqiptar, i pjesës që është trashëgimtare e krimit mbi këtë vend, por që për fatin tënd të zi, është edhe perverse e hapur. Dhe që të mos luajmë symbyllurazi, ti je sot njeriu më i egër kundër PD-së dhe demokratëve, se ty nuk t’u dhimbs Ferideja, por t’u dhimbs Edi Rama, “djali ilegal”, siç tallet ai në mjediset e tij. Se ti nuk e di që ai për shkak se takoi Feridenë, i filloi prapë ekzema. Por ti, me gjithë dëshirën tënde nuk kishe fat të zi ta fusje në listë Feridenë, të cilën ta dha drakula dhe zj.Rama dhe me një hajdut xhepash që bën gjyqtarin e që s’do jetë e largët dita që do të ketë fletë-arrestin personal.
Ti bën sikur nuk do të përzihesh në lojën politike, por je ti dhe vetëm ti që i ke dhënë prokurorisë, fytyrën e rajonin nr.1 të Komitetit të PPSH-së së Tiranës. Ti zotëri ke vetë dy vajza dhe unë mund të të habit po të shkruaj, por unë nuk e bëj kurrë atë, vetëm se u them atyre dy vajzave të tyre se ti je një baba, ekstremisht i zi, ekstremisht i keq, se e fute dorën tënde të zezë edhe në mes shoqeve e shoqeve të vajzave të tua. Je ti që lejon që kryeprokurorja të vegjetojë e të mos bëjë asnjë punë veç propagandë, shpifje, intriga, o kundër Saliut, o kundër Fahriut. Njerëz që shpifin mbi historinë e vendit të tyre, kundër kombit të tyre, që bëjnë propagandë kundër këtij vendi, janë anturazhi e pëlqimi i saj. Ti ke shkaktuar përmbysjen e sistemit të vlerave si në inteligjencë edhe në të gjitha sferat e tjera, me dekoratat për spiunin prokuror Njazi Jaho, rezerva e Sigurimit të Shtetit, informatori me pseudonimin “Stilografi” që vepronte në Elbasan apo gjetkë. Ti kujton se historia e shpifjes dhe e mashtrimit, mbi fëmijën tim dhe mbi mua do arkivohet dhe do mbyllet. Kurrë. Dhe ti do jesh në mes dhe në qendër dhe unë do bëj të njëjtën gjë që bëri, do t’i ndjek të gjitha llojet e fëmijëve dhe atëherë nuk do të jetë kryeprokurore brigadierja e pularisë dhe nuk do të ketë vezë me dy të kuqna. Po ti nuk ke shkelur vetëm mbi fëmijën tim dhe mbi mua. Ti ke shkelur në radhë të parë mbi vuajtjet e babait tënd që për shkak të shkollës së Fultzit ju rriti me zor, por ti ke shkelur edhe mbi autoritetin intelektual të vëllait tënd të nderuar, të cilët të gjithë e quanin në PD-ë si dritën e syrit. Por ti ua hoqe sytë, të tuve më parë.
Ti je tiranas i vjetër dhe e ke dëgjuar historinë që shoku Enver kishte një mik që quhej Dem Xhepa, por ti të paktën të ishe bërë me Demën, por je bërë me Enverin. Pra i bie me Myslim Pezën, me Dash Sifilizin dhe me zonjushën Rama të bashkisë. Ky pozicion midis këtyre dy zonjushave është i vështirë dhe mos të gënjejë mendja apo ndonjë këshilltar batakçi, apo ndonjë trimërim banditi që të ofrohet si shërbim se do të trembë e do më ndalojë.
Unë jam gazetar i lirë dhe lirinë e fjalës e kam angazhuar për të goditur të gjithë ata që të vërtetën e fshehin në xhepat e interesit për para, pushtet dhe karrierë të pamerituar.
Tërhiqi zagarët që ke lëshuar nga prokuroria e gjetkë se i ke të gjithë në dritën e diellit dhe i ke të gjithë të identifikuar për shkak se kanë gjakun e drakulës. Kryeprokurorja hanëme Gërdeci do të deklarojë çiltërisht e profesionalisht që i ka dhënë ushqim të helmuar opinionit dhe medias për rastin e sime bije dhe meje.
Zonja Rama, ose hanëme Gërdeci
Si të duket ty zonjë që kushtetuta dhe ligji të ka dhënë të drejtën të firmosësh e të vulosësh mbi fatin e njerëzve e të qytetarëve shqiptarëve e për këtë shkak ti mund të ndysh dynjanë, duke mashtruar e keqinformuar çështje pa lidhje me proceset e hetimit të punës tënde. Çfarë është prokuroria, tabelë emulacioni socialist ku ekspozohet fitimtari që është me ty dhe armiku që nuk është me ty.
Moj zonjë, kjo tregon se rruga që ke përshkruar ti deri tani si formim, ty të çon në çdo lloj vendimi dhe marrëzie. Por ti ke me qindra hajdutë dhe kriminelë, të skeduar dhe me dosje në vetë institucionin tënd dhe gjithë puna jote është “Fazlliç – hiç”. Tani u bë dhe “Fahri – hiç”.
Ti zonjë ke marrë përsipër të dalësh në atë karrige do t’i çosh mllefet e tua e të shefit tënd nëpër mediat të cilat funksionojnë si kanalet e ujërave të zeza. Ngaqë lexon përditë letra e tabulate përgjimesh, ti moj zonjë kujton se bota është aty te karrigia jote, prandaj kur del në televizor bën figura paralele e pastaj t’i rregullojnë nëpër montazhe. Nga tërë hetimet që ke dëgjuar ti, që ke parë nëpër filma se për të lexuar të ka ikur durim, hetimi më i madh do të jetë për sabotimit që i ishte bërë Interpolitit dhe veprimtaria e tyre në një faze të caktuar dhe kur Shqipëria drejtohej nga bandat dhe droga shpërndahej në Ministrinë e Kulturës të Partisë Socialiste. Ky do të jetë hetim. Bashkë me një gjurmim shumë të lartë për piramidat e fatin e pastajmë të tyre në Durrësin plak. Atëherë do të shikojmë se sa të lehtë do ta kesh të flasësh për falsifikime.
Zonjushë Rama e bashkisë
Ti je në orar të punës. Puna jote e vetme në këtë botë që nuk quhet as dy lekë punë është jo e pasuksesshme në përdredhjen, demagogjinë, paturpësinë, vënien në dispozicion të gjithë trukeve për karrierë politike. Por ti je 99% frikë dhe 1 % ujë. Ti në fillim ke pasur frikërat e projektit të dështuar njerëzor. Ti je i paarsimuar, madje më mirë i keqarsimuar se vetëm historinë e partisë ke pasur lënë të vështirë. Pjesa tjetër i takon të jetë top, alkool, miell, etj.
Kemi pasur një kod në hiçkomunikimin tonë, që ka vepruar kur t’u sëmur ty djali, por ti i nxit që nga zyra jote dhe i përzgjedh tekstet të News 24, dhe hoqe intervistën time nga “Gazeta Shqiptare”. Drakulën se të ka bërë 100 të zeza, kur s’të ka falur as Netën as babën, as gratë, as burrat, as djalin, e pret në orët e vona të natës me dashuri.
Prite, prite se për lesh ke për vajtuar, se rezultati i drakulës, është vetëm kjo siç vajtje dje në Shijak.
Rekruti
Është Taulant Balla. Quhet rekruti për një arsye që e dinë të gjithë e për një arsye që ai mendon se e di vetëm ai. Kur del T. Balla në televizor del me pullë të kuqe sepse prapa kurrizit ka të shkruar “Sex shop”.
Është aq provincial dhe aq i paditur saqë që gjitha përrallat e drakulës i përjeton me gëzim si të vërteta dhe nuk e di se drakula një ditë, mbasi do ta ketë ngopur me shpifej për Saliun e për Fahriun do t’i kthehet edhe këtij jo më larg se një tavolinë tjetër, por ky nuk sheh nga sytë dhe me një servilën e skllavëri të plotë ndaj kryetarit aktual që nuk ka asnjë lidhje me idenë socialiste të Taulantit, del në televizione e përdor shprehje e gënjeshtra që as e skuqin e as e zverdhin.
Zotëri duhet ta mbledhësh mirë b...kur të flasësh për fëminë e tjetrit se të kujton të motër siç ta kanë kujtuar dhe të hap një dossier të të duket Librazhdi si grazhdi ku ke lidhur lopën, se ti e di që është edhe një film “Taulanti kërkon një motër”, se ajo që ka nuk bën.