E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT: Qytetarët shqiptarë hapën deyert për censusin

TIRANË- Drejtoresha e INSTAT Ines Nurja ka falënderuar sot të gjithë qytetarët shqiptarë që kanë hapur dyert për anketuesit e procesit të regjistrimit të popullsisë dhe banesave. Sipas saj sot në ditën e dytë ky proces ka ecur normalisht.

“Deri tani puna është kryer me shumë profesionalizëm. Qytetarët shqiptarë i kanë hapur dyert anketuesve dhe procesi po shkon shumë mirë. Për këtë proces INSTAT-i ka printuar rreth 40 milionë faqe materialesh, janë në terren 12 mijë anketues, 2500 kontrollorë dhe një numër i madh mbikëqyrësish. Janë hapur 374 zyra të cilat funksionojnë në cdo cep të Shqipërisë dhe punojnë në cdo orë e minutë për të kryer me sukses këtë proces. Ky census do të mbledhë të dhëna për vetë neve, për të ardhmen tonë, ndaj gjej rastin këtu për të falënderuar qytetarët shqiptarë dhe mediat për hapsirën që i ka kushtar këtij procesi”, tha ajo.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›