E Diel, 1 Nëntor 2026

Vjedhje ne 30 sekonda. Si grabiten makinat ne Tirane

Te gjithe e kane pare filmin hollivudian “Gone in 60 seconds” ne te cilin vjedhja e makinave per aktore te njohur si Nicolas Kage dhe Angelina Jolie eshte bere aq e thjeshte sa qe nje makine vidhet brenda 60 sekondave. Por ky mision nuk eshte i pamundur per hajdutet shqiptare te cilet e kane kaluar kete rekord dhe ndryshimi i vetem eshte se vjedhja ne Shqiperi nuk behet ne film, por ne jeten reale.

Prej kohesh kryeqyteti eshte kthyer ne vendin ku ka me shume pune per grabitesit dhe ushtrimi i zanatit eshte bere me i lehte ne vjedhjen e makinave. Burime prane policisë bejne me dije se ne Tirane vidhen mesatarisht 3 automjete ne dite ndersa zbulueshmeria per kete krim mbetet mjaft e vogel.

Ne analizen e saj 6- mujore policia e Tiranes renditi krimin e vjedhjeve ate me te lartin. Nga 524 vjedhje te kryera ne Tirane brenda nje 6 mujori pjesen me te madhe e ze  vjedhja e auomjeteve me 207 te tilla, ndersa policia ka arritur te zbuloje vetem 22.

Madje ky krim ndryshe nga filmat ne te cilat skenat xhirohen gjate oreve te mbremjes ne Shqiperi automjetet vidhen ne mes te dites.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›