E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banka Boterore: Rajoni kercenohet nga kriza energjetike

Pikepamja per furnizimin kryesor me energji, ngrohjen dhe energjine elektrike eshte vene ne pikepyetje per rajonin e Evropes Lindore dhe Azise Qendrore, thuhen ne nje raport te fundit te Bankes Boterore mbi mundesite e furnizimit me energji ne rajon. Ne saje te nje baze burimore thelbesore, rajoni si i tere do te perballet me nje krize energjetike, nese investimet qe arrijne deri ne 3 trilion dollare nuk behen ne 20 vitet e ardhshme, sikurse raportohet nga raporti i ri i Bankes Boterore "Drita te fikura? Situata Energjetike ne Evropen Lindore dhe ish Bashkimin Sovjetik" - raport, i cili u publikua nje dite me pare. "Kerkesa per energjine primare ne Evrope dhe Azine Qendrore pritet te rritet me 50 per qind deri ne 2030" tha Peter Thomson, Drejtor i Zhvillimit te Qendrueshem ne Banken Boterore per rajonin e Evropes dhe Azise Qendrore,"ndersa kerkesa per energji elektrike pritet te rritet me 90 per qind."Perpara se te ndodhte kriza financiare boterore ne 2008, Thomson shpjegoi se "nje sere vendesh importuese ne rajon filluan te perjetonin veshtiresi ne lidhje me furnizimet. Kriza financiare ka ngadalesuar kerkesen per energji dhe ka krijuar nje vend per te marre fryme lirisht ne menyre qe t'i lejoje vendet te marrin masa per te lehtesuar ndikimin e krizes se mundshme energjetike. Por kjo mundesi do te ekzistoje per rreth pese apo gjashte vjet. Lehtesimi i veprimeve kerkohet si ne anen e furnizimit, ashtu edhe ne ate te plotesimit te kerkeses dhe pa nje ndryshim te sjelljes, rajoni si i tere mund te perballet me nje krize energjetike - duke kaluar nga te qenurit e nje rrjeti eksportues i energjise ne nje rrjet importues energjie deri ne vitin 2030.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›