E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT Rriten me 9.4 eksportet per qershorin

Gjatë muajit qershor materialet e ndërtimit, produktet kimike e plastike si dhe prodhimet e drurit kanë qenë produktet shqiptare më të eksportuara. Instituti i Statistikave bën të ditur se për muajin qershor eksportet janë rritur me 9.4 për qind në krahasim me një vit më parë. Sipas të dhënave nga INSTAT, Në Qershor 2012 u eksportuan 17,672 miliardë lekë mallra.

INSTAT raporton gjithashtu se në qershor 2012, importi i mallrave me akcizë arriti vlerën 7,054 miliardë lekë, duke zënë 15.3 përqind ndaj totalit të importit. Peshën më të madhe të këtyre mallrave të importuara, 76 përqind, e zënë nënproduktet e naftës. Kjo tregon për një kërkesë në rritje të konsumatorëve shqiptarë për karburante, megjithëse çmimet janë rritur.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›