E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruli Jane rritur eksportet dhe tregtia e produkteve te detit

Prodhimet e përpunuara të produkteve të detit po bëhen zërat kryesore të eksporteve në ekonominë shqiptare. Peshku, midhjet, kallamarët apo karkalecat janë produkte që po njohin vetëm rritje në shitje, përpunim apo eksporte. Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, gjatë një vizite të bërë në një prej kompanive më të mëdha në vend që përpunon, importon, eksporton dhe shet produkte te tilla për tregun vendas, ka vlerësuar ecurinë pozitive të viteve të fundit. Në vizitën e tij dhe takimet me stafin e kompanisë, ministri u njoh me teknologjinë më të avancuar të përpunimit të produkteve të freskëta dhe të ngrira. Një sasi e konsiderueshme e këtyre produkteve eksportohet me sukses në tregjet e Italisë, Spanjës dhe shteteve fqinjë.

Sipas ministrit, Ruli në 6 mujorin e parë të vitit 2011, janë importuar rreth 3 mijë e 200 ton açuge dhe peshk i konservuar, ndërsa per gjashtë muajt e parë të këtij viti importi është rreth 2 mijë ton, çka tregon për rritjen e prodhimit vendas në këtë sektor.
Tendencë pozitiva për këtë vit kanë njohur dhe eksportet e produkteve të përpunuara të detit, ku në vlerë, nga janari deri në qershor të vitit 2011 eksportet ishin rreth 1 miliard e 290 milion lekë, ndërsa për të njejtën periudhë të këtij vitit ato arritën në 1 miliard e 362 milion lekë. Ecuria e mirë e këtij sektori është konfirmuar dhe nga drejtues të kompanive që përpunojnë peshk dhe prodhime të tjera të detit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›