Mbyllet faza e dyte e aplikimeve per Lotarine Kombetare
Ministria e Financave, njofton se më datë 23 korrik 2012, ka mbyllur fazën e dytë për vlerësimin e aplikimeve të kompanive pjesëmarrëse në garën e dhënies së licencës për Lotarinë Kombëtare. Kjo fazë përbën hapin e parafundit, kur kompanitë pjesëmarrëse në garë, mund të paraqesin zyrtarisht ankesaat, në rast se kanë, lidhur me ecurinë e procesit. Faza e dytë I parapran asaj finale, kur do të shpallet edhe firma fituese nga dy kompanitë: Austrian Lotteries dhe LTO Consortium.
Sipas procedures ligjore, aplikuesit kane te drejten e ankimit per kete vendim, brenda 30 ditëve nga data e shpalljes, tek Titullari i Autoritetit, i cili merr vendim brenda 30 ditëve nga paraqitja e kësaj ankese. Në përfundim të kësaj procedure, Titullari i Autoritetit, bën shpalljen e Fituesit. Ai fton gjithashtu Aplikuesin e shpallur fitues të plotësojë kushtet e parashikuara nga legjislacioni për marrjen e licensës.