E Shtunë, 31 Tetor 2026

MOODYS zhvlereson ekonomine gjermane

Agjencia Moody’s nuk ka kursyer këtë radhë edhe vendet me klasifikimin më të lartë të ekonomisë si Gjermaninë, Holandën dhe Luksemburgun duke i zhvlerësuar ato nga stabël në negative. Një vendim ky mbi të cilin rëndojnë kriza e borxheve në Europë dhe mundësia e një nevoje të mëtejshme ndihmash për vendet në Eurozonë, kryesisht për Italinë dhe Spanjën. Por për agjencinë e vlerësimit të kreditit, Moody’s, jo vetëm këndvështrimi mbi bonot ka kaluar në pozicion negativ por edhe sistemi bankar gjerman është i destinuar të përkeqësohet. Na raportin që shoqëroi vendimin Moody's citoi si motiv rritjen e shanseve që Greqia të dalë nga Eurozona. Duke ju referuar këtij skenari agjencia tha se “në këtë rast do të shpërthejë një reaksion zinxhir i goditjeve në sektorin financiar, të cilin politikë bërësit do të munden ta kontrollojnë vetëm duke paguar një kosto të lartë”. Agjencia paralajmëroi se ka një këndvështrim negativ për të gjitha ato shtete që “bilanci i të cilave do të marrë përsipër barrën e mbështetjes financiare”. "Jemi në një periudhë tranzicioni që mund të zgjasë për disa vite dhe gjatë kësaj periudhe ne po vërejmë presion shtesë në bilancet e kombeve të forta të cilat po regjistrojnë rritje të presionit në vlerësimin e kreditit”, thuhet në raportin e Moody's. Pas këtij vendimi të Moody’s ka qenë i menjëhershëm reagimi i berlinit. Ministri i Financave gjermane Volfgang Schaeuble ka siguruar se vendi do të punojë me partnerët e tij për të përballuar sa më shpejt të jetë e mundur krizën e borxheve europiane. Po kështu edhe kreu i Eurogrupit, Juncker ka deklaruar se ritheksojmë angazhimin tonë të fortë për të siguruar stabilitetin në Eurozonë në tërësi. Do të marrim parasysh vlerësimin e Moody’s ka afirmuar kreu i Eurogrupit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›