INSTAT: Rriten shkëmbimet tregtare me Maqedoninë

Nënshkrimi i marrëveshjes së tregtisë së lirë ka bërë që të rriten shkëmbimet tregtare të vendit tonë me Maqedoninë edhe gjatë muajit shkurt të vitit 2009, bëjnë të ditur burime zyrtare të Institutit të Statistikave (INSTAT). Gjatë muajit shkurt, nga Maqedonia u importuan 543 milion lekë mallra të ndryshme, ndërsa për të dy muajt e parë të këtij viti kjo shifër ishte 998 milion lekë. Sipas të njëjtave burime, në muajin shkurt drejt Maqedonisë u eksportuan 115 milion lekë mallra të ndryshme, ndërsa për të dy muajt e parë të vitit kjo shifër ishte 205 milion lekë. Gjatë vitit të kaluar, sipas INSTAT, nga Maqedonia u importuan 9,676 miliad lekë mallra të ndryshme, ndërkohë që drejt vendit fqinj u eksportuan 3,223 miliard lekë mallra.
...