E Diel, 1 Nëntor 2026

INSTAT Rritje 3.4 e ekonomise

Instituti i Statistikave njoftoi se ekonomia shqiptare u rrit në tremujorin e parë të vitit me 3.4 për qind në terma vjetorë, e udhëhequr nga industria dhe rigjallërimi i ndërtimit, të cilat u rritën respektivisht me 12.4 dhe 4.8 për qind.

Rritje ka patur edhe sektori i transportit me 13.3 për qind, por për shkak të peshës së ulët që ka në ekonomi Vlera e Shtuar nga ky sektor mbetet sërish e ulët.

Në degët e tjera bujqësia u rrit me 2.8 për qind ndërsa tregtia me 4.4 për qind. Rënie ka patur për sektorin e poste-telekomunikacionit, i cili u tkurr me 5.1 për qind, ndërsa shërbimet e tjera me 0.6 për qind.

Edhe pse rritja me 3.4 për qind është më e lartë se sa në tremujorin e parë të vitit të kaluar, sërish ajo mbetet ndër më të ulëtat që nga viti 2005.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›