E Diel, 1 Nëntor 2026

Danimarka rikthen kufijtë, sfidon marrëveshjen Shengen. Politikani gjerman: Bojkot pushimeve atje

Danimarka ka rikthyer sot kontrollin në kufij, pavarësisht marrëveshjes Shengen. Dhjetëra kontrollorë kanë dalë në pikat kufitare, ndërsa zemërimi është i madh. Një politikan gjerman ka kërkuar që të bojkotohen pushimet në Danimarkë.

Nëse Danimarka vendos kontroll në kufi në periudhën e pushimeve, unë mund të rekomandoj vetëm që të ktheheni mbrapsht e të bëni më mirë pushime në Poloni ose në Austri, tha Ministri për Europën i Hesenit, Jërg-Uve Hahn.

Gjermanët kanë më shumë frikën e ndalesave në trafik, sidomos kjo frikë bëhet evidente tek kompanitë e mëdha që bëjnë transport.

Kontrolli në kufi është propozuar nga një parti e djathtë anti- emigrantësh. Zyrtarët danezë thonë se kjo masë do forcojë luftën ndaj trafiqeve e krimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›