E Diel, 1 Nëntor 2026

Taksat e makinave, gjoja debatet për regjistrimin dhe përpjekja për të hequr vëmendjen nga kriza e demokracisë

Që në fillim mund të thuhet me plot gojën se është shumë lehtë që të tërheqësh vëmendjen e medias shqiptare nga problemet kryesore që ka vendi. Kjo dhe për faktin se ato janë në shumicë në varësi të qeverisë.

Kështu, lajmi se do hiqet dogana e makinave, thuajse ka përmbysur çdo lajm tjetër në media. Qeveria ka vendosur që të heqë doganën. Në fakt është një manovër për të paguar çdo vit më shumë taksa kur bëhet kolaudimi, e jo direkt në doganë një taksë të madhe.

Po ashtu në media po qarkullojnë disa lajme sipas të cilave në PD ka shpërthyer gjoja një debat për regjistrimin etnik.

Nga ana tjetër, kryeministri po flet çdo ditë e më shumë për ekonominë, ndërsa sot ka marrë një shpurë gjigante gazetarësh për ti dërguar në Ashtë, aty ku po ndërtohet një hidrocentral. Vetë kryeministri po flet për Shqipërinë e re, për Shqipërinë që po ndryshon.

Në fakt në çdo vend normal tani vendi do ziente nga kriza më e rëndë e demokracisë që nga viti 1996. Zgjedhjet janë prekur rëndë dhe rrëmbimi i një mandati në tavolinë do ngrinte në këmbë çdo njeri, nga Europa, Amerika e në Afrikë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›