E Diel, 1 Nëntor 2026

Çmenduri për Xhokoviç, 100 mijë njerëz në shesh, flamur gjigant nga serbët e Kosovës

Beogradi ka rezervuar një pritje prej heroi për tenistin Novak Xhokoviç pas fitores së turneut të Uimbëlldonit. Trafiku në Beograd u ndalua për tre orë të hënën në mbrëmje ndërsa më shumë se 100 mijë njerëz ishin mbledhur përpara parlamentit për të pritur mbretin serb të tenisit.

Xhokoviç tha para detit të njerëzve se kjo ishte dita më e bukur e jetës së tij.

Xhokoviç mbërriti nga aeroporti në qendër me një autobus të zbuluar, i veshur me flamurin serb dhe i ndjekur nga dhjetëra makina.

Ai arriti në tribunë menjëherë pasi u takua me kryetaren e parlamentit. Një nga grupet e preferuar të fëmijërisë së tij i kishte rezervuar një performancë surprizë tenistit.

Mbrëmja u nxeh më shumë kur një nga legjendat e muzikës popullore i kërkoi Xhokoviçit që të kërcente vallën tradicionale serbe, kolo.

Pas kësaj, atij iu dhurua një flamur serb 15 metra i gjatë, një dhuratë nga fëmijët dhe serbët e fshatit Priluzje në Kosovë.

*Balkan Insight

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›