Mlladiç nuk mund të përfaqësohet nga avokati i tij, ai di vetëm shqip e rusisht
Avokati i përzgjedhur nga kasapi i Bosnjes, Ratko Mlladiç, nuk do jetë në gjendje që ta përfaqësojë atë në Tribunalin e Hagës. Gjatë daljes së dytë përpara trupës gjykuese, Mlladiç përsëriti disa herë emrin e avokatit beogradas, Millosh Saljiç.
Saljiç, që ka qenë dikur gjykatës në një gjykatë ushtarake në ish- Jugosllavi, tha se nuk i plotëson kushtet e Tribunalit: Unë flas rusisht e shqip, jo anglisht e frëngjisht siç është e detyrueshme në Tribunal.