Ilir Meta vodhi më shumë ar se Ahmet Zogu
Ka një dilemë për vjedhjen e arit në Kërrabë, për sasinë që u mor prej andej. Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar aleatin e tij më të ngushtë, Ilir Metën për këtë grabitje. Një nga ekspertët e periudhës së komunizmit, që ka ndërtuar tunelet e thesarit, në një rrëfim në Gazetën Shqiptare thotë se ndërsa Ahmet Zogu mori 183 kilogram ar kur u largua, në Kërrabë u vodhën 280 kilogram. Ende nuk dihet nëse kjo është një shifër e saktë, ndërsa hetimet për këtë krim nuk zbardhën kurrë të vërtetën.
Para disa kohësh Këshilli Botëror i Arit publikoi të dhëna e fundit për rezervat e arit për çdo shtet, përfshi edhe ato të Shqipërisë. Sipas këtij Këshilli, në fund të vitit 2010, rezervat e arit shqiptar ishin 1.6 ton, gjysma e asaj që ishin në vitin 2000. Sipas Top Channel, të dhënat tregojnë se Shqipëria është një nga vendet me rezervat më të ulëta të floririt për frymë popullsie me vetëm rreth 20 dollarë për frymë. Në Zvicër ky tregues është 6 mijë dollarë ndërsa në Gjermani, Itali dhe France rreth 1800 dollarë. Për vite me radhë Shqipëria është mbajtur si një vend i pasur në flori, madje në disa nga librat e fillimit të shekullit të kaluar thuhej se rezervat shqiptare të arit në 1920, llogariteshin në 320 tonë, por një shekull më pas ato janë tkurrur me qindra herë. Në kabllogramet e ambasadës amerikane, Meta cilësohet si shumë i pasur dhe ekstremisht i korruptuar. Po ashtu dhe partia e tij cilësohet si jashtëzakonisht e pasur.